Aktualitet

Merr flakë një lokal në Radhimë! Shkak i zjarrit dyshohet një shkëndijë elektrike

Pas marrjes së njoftimit që në zonë kishte flakët, zjarrfikësit dhe punonjësit e policisë së Orikumit kanë shkuar në vendngjarje për të shuar flakët, të cilat kanë djegur pjesën e verandës të lokalit.

k.m.
Merr flakë një lokal në Radhimë! Shkak i zjarrit dyshohet
Pamje nga zjarri

VLORË- Një lokal bar në plazhin e Radhimës që shërben gjatë sezonit veror ka marrë flakë gjatë mbrëmjes së sotme. Pas marrjes së njoftimit që në zonë kishte flakët, zjarrfikësit dhe punonjësit e policisë së Orikumit kanë shkuar në vendngjarje për të shuar flakët, të cilat kanë djegur pjesën e verandës të lokalit. Flakët u shuan por fatmirësisht nuk kishte persona të lënduar nga zjarri. 

Sipas Policisë, dyshohet se shkaku i zjarrit është një shkëndijë elektrike. Megjithatë, hetimet kanë nisur për të zbuluar shkakun e flakëve, pasi ende nuk dihet nëse kemi të bëjmë me një zjarvënie të qëllimshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB