
SHBA- Faqja zyrtare e Departamentit Amerikan të Shtetit publikoi të dhëna për përqindjen e kërkesave për viza për Shtetet e Bashkuara të Amerikës që u refuzuan në vitin 2022. Nga statistikat e publikuara, vendi të cilit i janë refuzuar më së shumti kërkesat për viza, është Mali i Zi, me 34.04 %.
Kërkesat më të pakta janë refuzuar nga Kroacia (5,56 për qind), e ndjekur nga Sllovenia (13,47 për qind), Kosova (17,93), Serbia (19,45), Bosnja dhe Hercegovina (19,91 ), Maqedonia e Veriut ( 26.29), dhe Shqipëria (27.55). Ka edhe vende me zero për qind në listë, pra ato të cilave nuk u është refuzuar asnjë aplikim ose nuk kanë aplikuar as për vizë. Këto janë Andorra, San Marino, Koreja e Veriut, Monako dhe Ishujt Marshall.
Përqindjen më të ulët të refuzimeve e kanë: Izraeli (2,2 për qind), Zvicra (tre për qind), Islanda (3,24), Argjentina (3,66).
I vetmi vend që iu refuzuan të gjitha aplikimet për viza në SHBA është Mikronezia me 100 për qind, e ndjekur nga Mauritania me 89 për qind.