
DELVINË- Armando Zoga është liruar nga detyra si shef i Komisariatit të Delvinës. Shkarkimi është bërë me dije sot, pas publikimit në media të dokumentit të lirimit të tij me firmën e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku. Pas largimit si numri një i Komisariatit të Delvinës, Zoga është emëruar specialist në departamentin e Policisë së Përgjithshme.
Megjithëse vendimi është publikuar, ende nuk dihet shkaku i shkarkimit të tij nga detyra. Por vetëm disa ditë më parë, në Delvinë, kishte klandestinë burra dhe djem të moshave të ndryshme, që qarkullonin pa u pikasur nga Policia e Shtetit.
Por në fakt u lanë në "duar" të trafikantëve që në këmbim të parave i nxjerrin jashtë kufirit të Shqipërisë për të vazhduar rrugëtimin e tyre drejt vendeve të Bashkimit Europian.