Aktualitet

Doli në dosjen e gjyqtares Enkelejda Hoxhës/ SPAK merr nesër në pyetje mjekun Edvin Prifti

Nesër do të merret në pyetje në cilësinë e një personi nën hetim, pasi ka më shumë se 4 vite në lupën e SPAK, ndaj edhe pritet që t’i komunikohet edhe përfundimi i hetimeve.

k.m.
Doli në dosjen e gjyqtares Enkelejda Hoxhës/ SPAK merr nesër
Edvin Prifti

TIRANË- Mjeku Edvin Prifti do të merret në pyetje nesër nga Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Nesër do të merret në pyetje në cilësinë e një personi nën hetim, pasi ka më shumë se 4 vite në lupën e SPAK, ndaj edhe pritet që t’i komunikohet edhe përfundimi i hetimeve. Emri i Priftit doli në skenë fillimisht pas arrestimit të gjyqtares së Krujës, Enkelejda Hoxha. Ai doli në përgjime ku bisedonte me kryesekretaren e Gjykatës së Krujës, Manuela Mallakuçi për t'i operuar nënën jashtë radhë në këmbim të parave.

Prifti u arrestua, më pas u lirua, por nuk është kthyer ende në detyrë. Madje së fundmi i është hapur edhe një dosje e re. Prifti është kallëzuar nga një person që pretendon se i ka lënë nënën të vdesë dhe nuk i ka dhënë mjekimin e nevojshëm pasi nuk ka marrë paratë që ka kërkuar. Emri i Priftit doli dhe në aksionin për goditjen e grupit të trafikut të medikamenteve, si dhe akuzohet për përfshirje në tenderin e QSUT. Mes mjekëve, emrat deri më tani u kanë dalë Edvin Priftit, Aurel Vulës, Ilir Broqajt dhe Vladimir Peto. Biznesmenët nën hetim janë Aleksandër Gjoka dhe Ndue Pulaj./ZËRI

Poll

MOS HUMB