
TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka dorëzuar në GJKKO kërkesën për masën e sigurisë "arrest shtëpie" për ish-kryeministrin Sali Berisha. Kjo pasi kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha akuzohet për korrupsion në aferën e privatizimit të ish-kompleksit ‘Partizani’ bëjnë të ditur mediat.
-
SPAK kërkon ta izolojë në shtëpi, vjen reagimi i parë LIVE nga Berisha
22 Dhjetor, 11:46
Dërgimi i shkresës nga SPAK në Gjykatën e Posaçme është bërë pikërisht në momentin kur kryedemokrati Berisha ishte duke mbajtur një konferencë me gazetarët në selinë e tij, ku edhe njëherë dha shpjegimet e tij për dosjen "Partizani".
-
Pse po arrestohet Berisha?
21 Dhjetor, 13:11
Kjo lëvizje vjen fill pasi Kuvendi i Shqipërisë dje hapi rrugën për t'i hequr imunitetin e deputetit Berishës. Por seanca për zëvendësimin e masës së Berishës pritet që të zhvillohet javën e ardhshme, më 26 dhjetor.
Kryedemokrati Berisha akuzohet për “Korrupsion pasiv i funskionarëve të lartë ose të zgjedhurve vendorë kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 260 dhe 25 i K.Penal”. Për këtop vepra penale, ligji parashikon një dënim nga 3 deri në 12 vite burg. Për shkak të moshës së tij të thyer, SPAK pritet që t’i kërkojë GJKKO masën e sigurisë arrest shtëpie për liderin historik të demokratëve, i cili nuk ka ndërmend që të tërhiqet nga drejtimi i partisë. Të paktën kështu është shprehur në të gjitha daljet e tij publike./ZËRI