Aktualitet

Kalon vetting-un Shkëlqim Zuriqi, konfirmohet në detyrë drejtori i analizës në AMP

Zuriqi doli sot para trupës vlerësuese dhe kaloi të treja kriteret, atë të pasurisë, aftësisë dhe pastërtisë së figurës. 

f.t
Kalon vetting-un Shkëlqim Zuriqi, konfirmohet në detyrë drejtori
pamje nga vendngjarja

TIRANË- Shkëlqim Zuriqi është konfirmuar në detyrë si drejtor i analizës në Agjencinë e Mbikëqyrjes Policore. Zuriqi ka kaluar Vettingun e nisur më 18 dhjetor.

Zuriqi doli sot para trupës vlerësuese dhe kaloi të treja kriteret, atë të pasurisë, aftësisë dhe pastërtisë së figurës. Trupa e Vlerësimit kishte kryesues Klevis Dhigoin, relatore Erjana Pjetrin dhe anëtare Ersa Karajn. 

Më herët në seancën e parë u konfirmua në detyrë kreu i Policisë së qarkut të Shkodrës, Edmond Sulaj. Seancat publike me subjektet e vlerësimit kalimtar, kanë nisur prej datës 18 dhjetor dhe kryhen nga Trupat e Vlerësimit që është ngritur pranë Agjencisë së Mbikëqyerjes Policore. /ZËRI

Poll

MOS HUMB