Aktualitet

“USB ma mori me forcë…”, del në skenë një tjetër emër në videoskandalin e Gjicit

Sipas Alma Kaçit, shtetasi Abedin Oruçi i ka marrë me forcë USB-në ku ishte video e Gjicit. Por sipas SPAK materialet bruto janë gjetur në banesën e vetë 40-vjeçares

E.K
“USB ma mori me forcë…”, del në skenë një
Alma Kaçi, Safet Gjici dhe Abedin Oruçi

TIRANË- Është mbajtur sot në ambientet e Gjykatës së Posaçme, seanca paraprake për Safet Gjicin, dhe Alma Kaçin, të cilët i kanë qëndruar kërkesës së tyre për gjykim të shkurtuar, ku rrjedhimisht i ulet 1/3 e dënimit. Në hetimet e prokurorisë thuhet se pas një bisede të shkurtër të zhvilluar mes Kaçit dhe Gjicit në zyrën e këtij të fundit, i cili ka premtuar dhënien e tenderit për qentë, pas favorit seksual nga ana e gruas, që pretendon se ka vepruar si gazetare.

Gjatë kontrolleve në banesën e Kaçit është gjetur një USB, që përmbante filmimin bruto të aktit seksual në zyrën e Bashkisë. Këtë USB, Alma Kaçi pretendonte se ia kishte marrë me forcë ish-kryetari i qarkut të Kukësit Abedin Oruçi. Nuk dihet ende nëse SPAK ka arritur që të faktojë nëse Oruçi ka pasur rol në publikimin e videoskandalit seksual.

Ndërkohë që në seancën e sotme, njësoj si dhe gjatë marrjes në pyetje nga prokurorët, Alma Kaçi ka pretenduar se filmimin e ka bërë në kuadër të emisionit investigativ “Fiks Fare”, pasi sipas saj ishte gazetare e padeklaruar investigative në këtë emision.

Në telefonin e Kaçit, që u sekuestrua në kuadër të hetimeve, u gjetën biseda mes saj dhe gazetarëve të “Fiks Fare”, ku Kaçi fliste për këtë filmim. Sipas SPAK, filmimi u bë me vullnet të plotë nga ana e Kaçit, për ta dokumentar.

SPAK mbylli hetimet në muajin Nëntor për Safet Gjicin dhe Alma Kaçin të cilët dyshohen për veprën penale të korrupsionit./ZËRI 

Poll

MOS HUMB