Aktualitet

Sot seanca për Sokol Mjacaj dhe 12 zyrtarët e burgut të Peqinit, FNSH blindon Gjykatën

FSHN, ekipi nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan kanë rrethuar ambientet e gjykatës dhe të prokurorisë.

f.t
Sot seanca për Sokol Mjacaj dhe 12 zyrtarët e burgut të Peqinit,
pamje nga vendngjarja

ELBASAN- Gjykata e Elbasanit do të zhvillojë ditën e sotme (19 dhjetor) seancën për caktimin e masave të sigurisë ndaj të dënuarit përjetë Sokol Mjacaj, drejtorit të burgut të Peqinit, shefit të regjimit të brendshëm dhe personave të tjerë të arrestuar pas vrasjes në qeli të Arben Lleshit.

FSHN, ekipi nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan kanë rrethuar ambientet e gjykatës dhe të prokurorisë. Një ditëmë parë Prokuroria e Elbasanit kërkoi masën e arrestit me burg për Sokol Mjacajn dhe 12 zyrtarët e IEVP Peqin të ndaluar një ditë më parë.

Të ndaluar janë drejtori i burgut të Peqinit, Kamber Hoxha; Qani Muça, shefi i regjimit të godinës “41 biss”, Nikolin Gjonpalaj, ish shefi i policisë së burgut të Peqini; Vilson Shima, shef i regjimit të godinës B ; Arben Dulellari, Specialist informacioni, salla operative IEVP Peqin; Fatos Pire, polic shërbimi, përgjegjës sektori kati i parë, godina B; Ilir Balla, punonjës shërbimi godina B; Florenc Mile, polic shërbimi tek godina B; Genci Muça, shërbim në kollonë, godina B; Indrit Dubali, punonjës roli bazë, godina B; Klement Haka, punonjës i rolit bazë, godina B dhe Erjon Çela, polic shërbimi, godina B.

Ata akuzohen se nuk kanë marrë masat e duhura ligjore për menaxhimin e sigurisë në burg duke cënuar rëndë sigurinë në këtë institucion si dhe nuk kanë respektuar detyrimet ligjore të përcaktuara në skemën sigurisë së burgut për kryerjen e kontrollit të të dënuarve, mes tyre dhe Sokol Mjacaj, i cili mbante armë në qeli.

Si ndodhi ngjarja

Mesditën e 15 dhjetorit, Mjacaj ekzekutoi Arben Lleshin brenda qelisë së tij. Pas ngjarjes ai ka tentuar të marrë peng disa familjarë të të burgosurve të tjerë në dhomën e takimeve dhe disa gardianë, por më pas është mbyllur në qelinë e tij. Ishin negociatat me drejtorin e Burgut të Peqinit ato që e bindën të vetëdorëzohet, pasi u garantua se nuk do të vritej.

Deri më tani dyshohet se shkak për vrasjen e Arben Lleshit është bërë gjakmarrja dhe se urdhri mund të ketë ardhur nga familja Hoxha, por kjo mbetet ende e pakonfirmuar pasi hetimet vijojnë. Vrasësi Sokol Mjaçaj, vuante dënimin me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy turistëve çek në vitin 2015./ZËRI

Poll

MOS HUMB