Aktualitet

'Skenë krimi'/ Dalin pamjet nga vendi ku u ekzekutua 41-vjeçari në Fier

Paraditen e sotme, atje u vra 41-vjeçari Elton Javori, i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri në rrethana që ende nuk dihen.

k.m.
'Skenë krimi'/ Dalin pamjet nga vendi ku u ekzekutua
Pamje nga vendi i ngjarjes

FIER- Shiritat e Policisë së Shtetit, me mbishkrimin 'skenë krimi' kanë rrethuar të gjithë zonën e lagjes "16 prilli" në Fier. Paraditen e sotme, atje u vra 41-vjeçari Elton Javori, i cili u qëllua për vdekje me armë zjarri në rrethana që ende nuk dihen. Megjithatë Policia e Fierit ka deklaruar se e ka identifikuar autorin, për të cilin është zbuluar vetëm se është djali i një "të forti" të Fierit. Aktualisht, efektivët janë vendosur në ndjekje të tij, por deri më tani nuk i janë afruar për ta prangosur./ZËRI

Poll

MOS HUMB