Aktualitet

Skandali tek Onkologjiku, kronikë e një ngjarje të paralajmëruar, Fico 'mbylli sytë'

Albana Fico vihet në dijeni për faktin se pacientët i blejnë ilaçet në privat, por fakte të tilla, për Ficon ishin pretendime të paqënësishme. Ndërsa sot, alarmi që u dha më herët, është fakti më i rëndë në sistemin shëndetësor në vend.

E.K
Skandali tek Onkologjiku, kronikë e një ngjarje të
Albana Fico

TIRANË- Skandali në spitalin Onkologjik ku mjekët ishin kthyer në sekserë dhe bënin pazar me vdekjen në kurriz të pacientëve ka tronditur mbarë opinionin publik.  Por duket se kjo është kronikë e një ngjarje të paralajmëruar më herët, por që personat përgjegjës kanë ''mbyllur sytë'' dhe nuk kanë marrë asnjë masë. Bëhet fjalë për një video në emisionin “Piranjat”, ku ish-Drejtoresha e QSUT-së, Albana Fico vihet në dijeni për faktin se pacientët i blejnë ilaçet në privat, por fakte të tilla, për Ficon ishin pretendime të paqënësishme. Ndërsa sot, alarmi që u dha më herët, është fakti më i rëndë në sistemin shëndetësor në vend.

Asnjë prej mjekëve të spitalit Onkologjik (Edmond Gashi, mjek pranë spitalit Onkologjik në QSUNT, Emiljano Leka, koordinator pranë Spitalit Onkologjik ne QSUNT, Alketa Ymeri, mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT, Brikena Qirjazi, Zv/Drejtoreshë në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik, Halil Gashi, Florian Marku, administrator i Flori Farma dhe Drilona Kishta dhe Emiljano Lena, koordinator) nuk është vendosur në burg nga togat e zeza, madje duket se mjekët kishin frikë mediat më shumë se drejtësinë. Edmond Gashi para se të hynte në Gjykatë tha se kishte bërë vetëm detyrën, ndërsa pas seancës ia futi vrapit që të mos kapej nga mediat. Nga ana tjetër, Alketa Pere në fjalën e saj në vend që të fliste për skandalin është revoltuar me gazetarët se pse i kanë nxjerrë fotot të këqija nëpër media. Pasi doli nga gjykata, bëri një "alibi brilante" për veten duke u shprehur se nuk ishte ajo Alketa që dilte në përgjime. Ndërkohë që secili prej mjekëve ka pretendimet e veta për pafajësi, me çdo orë që kalon, qytetarët japin dëshmi që thellojnë skandalin që ndodhte nën hundën e të gjithëve para Onkologjikut./ZËRI

Poll

MOS HUMB