SKANDALI tek Onkologjiku/ Mjekët të shqetësuar, Senjo: Njëri më mori në telefon pse nuk i kishin rënë flokët
TIRANË- Skandali që preku disa mjekë në spitalin e Onkologjisë ku bënin Pazar me vdekjen në kurriz të pacientëve, ka dëmtuar raportin mjek-pacient. Këtë e ka bërë me dije Sotiraq Senjo, mjek onkolog. Ky i fundit shprehet se pas ngjarjes pacientët janë bërë më mosbesues dhe kjo nuk i shërben fare atyre. Ai ka treguar dhe një rast ku familjari i një pacienti e ka marrë në telefon dhe i ka thënë se personi që vuan nga sëmundja e rëndë nuk i kanë rënë flokët.
Sotiraq Senjo: Puna vazhdon normalisht. E vetmja gjë që shohim është që pacientët janë bërë më mosbesues dhe kjo nuk i shërben fare pacientëve. Mua më kanë marrë familjarë të pacientëve dhe më kanë thënë që nuk kanë ecur mirë pacientët se nuk i është futur uji, apo nuk i kanë rënë flokët. Por jo me të gjitha kimio terapitë të bien flokët. Marrëdhënia mjek- pacient është dëmtuar dhe kjo do të ketë efekte afatgjata. Jo të gjithë pacientët ecin mirë nën trajtim. Ata që do të ecin keq do të jenë mosbesues. Çdo të bëjmë tani, do thërrasim prokurorinë për Çdo gjë? Përfshirja e disa individëve në skemat e korrupsionit, po penalizion të gjithë mjekët që ofrojnë shërbim në Onkologjik shumë prej të cilëve kanë shpëtuar jetë njerëzish.
I ndalur tek skema e përdorur nga mjekët, të cilët ulnin dozën e kimioterapisë dhe pjesën tjetër e shisnin tek klinika private, mjekut shprehet se kjo është diçka e patolerueshme, pasi dozat ulen vetëm në raste komplikacionesh, por nuk do të thotë që ulet doza me qëllimin për të shitur. Deklaratën e bëri, në një prononcim për TCH.
Sotiraq Senjo: Mjekët ulin dozat e kimioterapisë, kjo është diçka normale që ndodh në raste komplikacionesh, por nuk do të thotë që ulet doza me qëllimin për të shitur. Mjeku nuk ka asnjë kontakt e ilaçet. Mjeku plotëson recetën dhe e dërgon nëpërmjet infermieres në farmacinë qendrore ku tretet ilaçi dhe nuk ka asnjë kontakt me ilaçin. Nuk mund të marrë mjeku ilaçin dhe ta shesë. Ekipi i mjekëve në shërbimin onkologjik shprehet i revoltuar pasi janë kundër hetimeve që ndërmerr prokuroria, por publikimi i dosjes sipas tyre është i patolerueshëm pasi cenon rëndë imazhin e të gjithë bluzave të bardha. Në dosjen e prokurorisë përfshihet dhe brakiterapia e cila ka mbërritur që në kohën e pandemisë dhe për të cilën mjekët kanë denoncuar pasi burimi i rrezatimit nuk kishte bunker të posaçëm dhe rrezatimi dëmtonte mjekët dhe pacientët.
Mjekët e spitalit Onkologjik janë paraqitur sot para Gjykatës së Tiranës për t'u njohur me masën e sigurisë. Asnjë prej tyre nuk është vendosur në burg nga togat e zeza, por duket se mjekët kishin frikë mediat më shumë se drejtësinë. Edmond Gashi para se të hynte në Gjykatë tha se kishte bërë vetëm detyrën, ndërsa pas seancës ia futi vrapit që të mos kapej nga mediat. Nga ana tjetër, Alketa Pere në fjalën e saj në vend që të fliste për skandalin është revoltuar me gazetarët se pse i kanë nxjerrë fotot të këqija nëpër media. Pasi doli nga gjykata, bëri një "alibi brilante" për veten duke u shprehur se nuk ishte ajo Alketa që dilte në përgjime. Ndërkohë që secili prej mjekëve ka pretendimet e veta për pafajësi, me çdo orë që kalon, qytetarët japin dëshmi që thellojnë skandalin që ndodhte nën hundën e të gjithëve para Onkologjikut./ZËRI
“S'ka probleme vetëm Onkologjiku, situata s'është e mirë/ KLSH: Dosjen duhet ta hetojë SPAK

TIRANË- Arben Shehu, kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit ka komentuar dosjen e skandalit të zbuluar në spitalin Onkologjik. Si kreu i institucionit që i kishin konstatuar shkeljet me aparaturën e kobaltit dhe mungesën e medikamenteve, Shehu shkoi edhe më tej duke u shprehur se asnjë institucion shëndetësore publik nuk është në situtatë të mirë dhe në përputhje me normat. Në intervistën e tij për "Top Channel", duke u ndalur konkretisht tek çështja e spitalit Onkologjik, Arben Shehu tha se kjo dosje me gjetjet konkrete duhet hetuar nga SPAK dhe jo nga Prokuroria e Tiranës.
“Jemi në kushtet ku ne kemi konstatuar një sërë problematikash përgjatë auditimit sepse dua të theksoj këtu që janë kryer dhe po kryhen, pjesë e të cilave është edhe spitali Onkologjik dhe njëkohësisht dua t’ju them me përgjegjësi të plotë se jemi në një lloj trajtimi të thelluar, procese të cilat janë të papërfunduara, njëkohësisht jemi në trajtim të thelluar juridik në ato raste të cilat janë të përfunduara dhe duhet t’ju bëj me dije se përfundimi i problematikave në spitalin onkologjik pavarësisht rëndësisë që ka është vetëm një pjesë e segmentit të situatës reale”, tha Shehu.
Madje u shpreh se një nga kallëzimet e Kontrollit të Lartë të Shtetit i është dorëzuar SPAK./ZËRI
SKANDALI tek Onkologjiku/ Drejtoria e QSUT pezullon nga detyra mjekët dhe koordinatorin

TIRANË- Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka pezulluar nga detyra mjekët dhe koordinatorin e spitalit të Onkologjikut, deri në përfundim të hetimeve nga Prokuroria e Tiranës. Mjeku Edmond Gashi u la këtë të enjte në masën e sigurisë “Arrest shtëpie”, Halil Gashi dhe farmacistin Florian Marku, po ashtu u lanë në “Arrest shtëpie”. Ndërkohë, mjekja Alketa Pere, zv.drejtoresha e QSUT Brikena Qirjazi dhe koordinatori Emiljano Lela, u lanë në masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”.
Mjekët e spitalit Onkologjik janë paraqitur sot para Gjykatës së Tiranës për t'u njohur me masën e sigurisë. Asnjë prej tyre nuk është vendosur në burg nga togat e zeza, por duket se mjekët kishin frikë mediat më shumë se drejtësinë. Edmond Gashi para se të hynte në Gjykatë tha se kishte bërë vetëm detyrën, ndërsa pas seancës ia futi vrapit që të mos kapej nga mediat. Nga ana tjetër, Alketa Pere në fjalën e saj në vend që të fliste për skandalin është revoltuar me gazetarët se pse i kanë nxjerrë fotot të këqija nëpër media. Pasi doli nga gjykata, bëri një "alibi brilante" për veten duke u shprehur se nuk ishte ajo Alketa që dilte në përgjime. Ndërkohë që secili prej mjekëve ka pretendimet e veta për pafajësi, me çdo orë që kalon, qytetarët japin dëshmi që thellojnë skandalin që ndodhte nën hundën e të gjithëve para Onkologjikut./ZËRI
Skandali te Onkologjiku, farmacisti: Jam humanist! S'kam asnjë lidhje me mjekun Gashi, as e njoh

TIRANË- Farmacisti Florian Marku, i përmendur në dosjen e Prokurorisë së Tiranës që zbuloi skandalin e spitalit Onkologjik, u njoh sot me masën "arrest shtëpie". Pasi është njohur me masën e sigurisë, farmacisti Marku ka mohuar para gazetarëve të ketë lidhje me çështjen, duke pretenduar se nuk ka asnjë lidhje me mjekun Edmond Gashi. Madje pretendon se nuk e njeh as si doktor, edhe punojnë të dy në të njëjtin pavion.
PJESË NGA PRONONCIMI:
Florian Marku: Nuk kam asnjë lloj komenti. Nuk kam asnjë lloj lidhje me asnjë.
Gazetarët: A keni pasur bashkëpunim me Edmond Gashin dhe cila ka qenë lidhja?
Florian Marku: Nuk kam asnjë lloj lidhje, nuk njoh asnjë nga personat.
Gazetarët: Ku i merrnit ilaçet? Sipas prokurorisë ju kishit rol.
Florian Marku: Rolet janë nga më të ndryshmet. Roli i farmacistit është humanist, që të ndihmojë çdo pacient në kryerjen e detyrës së vetë.
Gazetarët: A keni bashkëpunuar me Gashin?
Florian Marku: Nuk e njoh si doktor. Nuk e njoh!/ZËRI
"Godet" sërish Alketa Pere: Jam pasuri kombëtare, jam profesoreshë-doktoreshë!

TIRANË- Mjekja Alketa Pere (Ymeri) pasi ka dalë nga Gjykata e Tiranës, tha se nuk ishte ajo personi që ka dalë në përgjime, por administratorja e spitalit, Alketa Ilo. Por teksa fliste për mediat, nuk u kursye edhe në komplimentat ndaj vetes duke u shprehur se një mjeke si ajo, me 30 vite eksperiencë, është në fakt një pasuri kombëtare për Shqipërinë. Por kunjat nuk i ka kursyer as me gazetarët, por kësaj here jo për fotot që këta të fundit kanë zgjedhur për të.
MOMENTI ME VIDEO:
“Një mjek onkolog me 30 vite eksperiencë është pasuri kombëtare. Okej? Asgjë nuk ndodhi në seancë. Nuk u dha asnjë...do ju sqarojnë ato brenda se nuk mund të flas dot se jam... Do e zbuloni juve se ja keni kaluar prokurorisë. Unë kam frikë nga gazetarët? Jo, një minutë avokat. Sa i përket mesazhit, nuk isha unë Alketa, ishte Alketa administratorja. Është tjetëëëëëëëëëëëëëëëëër. Është Alekta Ilo, është administratorja. Nuk isha unë,”- tha Pere.
Për mjeken Pere, gjykata la në fuqi masën "detyrim paraqitje", por derisa çështja të gjykohet nga Gjykata Penale e Tiranës, ajo dhe kolegët e saj, të gjithë janë të pezulluar nga puna./ZËRI
U arratis nga Gjykata! Gashi kapet duke drekuar në Kashar, tre persona mbajnë larg fotografët

TIRANË- Mjeku Edmond Gashi jo vetëm që është arratisur nga Gjykata Penale, gjë që e ka pranuar dhe vetë Gjykata, por është shfaqur duke drekuar në Kashar. JOQ shkruan se doktori, pavarësisht se është lënë në masën e sigurisë 'arrest shtëpie', nuk e ka respektuar këtë masë, por ka nxituar për të drekuar. Me vete, sipas raportimit, kapasur dhe tre persona të tjerë që janë kujdesur të mbajnë larg njerëz që mund ta fotografonin.
"Burime për JOQ Albania mësojnë së fundmi së mjeku Edmond Gashi, i cili u la në masën e sigurisë “arrest shtëpie”, pasi iku me vrap nga Gjykata ka shkuar të drekojë në një restorant në liqenin e Kasharit. Ai ka qenë në shoqërinë e tre personave të tjerë, të cilët kujdeseshin në zonë që të mos kishte asnjë person të dyshimtë afër me frikën se mos e fotografonin. mjeku po drekon në restorantin që është ngjitur me liqenin, duke mos e zbatuar aspak masën e sigurisë,"- shkruhet në raportim.
Vetëm pak më parë, në një njoftim zyrtar, Gjykata bëri me dije se mjeku Gashi është arratisur pasi është njohur me masën e sigurisë.
SKANDAL tek Gjykata e Tiranës/ Edmond Gashi u arratis me vrap, "Penalja": Doli nga dera e gjyqtarëve!

TIRANË- Vrapi i mjekut Edmond Gashit është i justifikuar! Sot, pasi Gjykata e Tiranës la në fuqi masën e sigurisë “arrest shtëpie” për mjekun pas skandalit në spitalin Onkologjik, Gashi doli i vetëm nga dera e pasme për t'u futur në mjetin ku po e priste shoferi. Kështu, mjeku (që mesa duket është mësuar) ka shkelur rregullat dhe skandali është thelluar. Për arsye që nuk dihen, asnjë efektiv policie nuk e ka shoqëruar mjekun drejt banesës për të respektuar procedurën ligjore. Por në fakt e kanë lënë me "mirëbesim" që të shkojë vetë në shtëpi, atje ku duhet që të vuante masën e sigurisë "arrest shtëpie".
Pas publikimit të videos së mjekut duke vrapuar, Gjykata e Tiranës ka dalë në një njoftim për mediat, ka sqaruar se si qëndron e vërteta e këtij veprimi.
“Kështu, në datën 27.06.2024, për paraqitjen dhe pjesëmarrjen e tij në seancën e caktuar për “Komunikimin e masës së sigurimit personal të caktuar në mungesë nga Gjykata”, në zbatim të nenit 248 të K.Pr.Penale, personi nën hetim Edmond Gashi, do të duhej të ishte i shoqëruar nga punonjës të policisë së shtetit, të cilët në zbatim të vendimit të gjykatës si dhe në referim të nenit 237 të K.Pr.Penal, duhet të ndjekin dhe të zbatojnë me përpikmëri vendimet e gjykatës, si dhe zbatueshmërinë e masave të sigurimit. Me përfundimin e seancës gjyqësore, pasi gjyqtarja ka lënë sallën e gjyqit, po kështu me rradhë pas saj edhe prokurori, avokatët, si dhe vetë personat nën hetim, shtetasi E. G., teksa ka qënë në korridorin e katit të parë të gjykatës, duke përfituar nga një moment i vetëm në të cilin një punonjëse e gjykatës ka qënë duke dalë në rrethana krejtësisht rastësore nga dera e cila shërben për hyrjet dhe daljet e autorizuara vetëm të gjyqtarëve dhe punonjësve të gjykatës (me karta të posaçme), ka dalë i shoqëruar edhe nga një shtetas tjetër, duke u larguar me vrap, i pa shoqëruar nga asnjë punonjës i Policisë së Shtetit,"-bën me dije Gjykata e Tiranës.
ME VIDEO: Shoferi i mjekut Edmond Gashi “feston” me muzikë latine, iu pengon gazetarëve raportimin

TIRANË- Mjeku i spitalit Onkologjik, Edmond Gashi shkoi në ambientet e Gjykatës së Tiranës për t'u njohur me masën e sigurisë. Por teksa ai ishte brenda në sallë, jashtë shoferi i tij ka vendosur muzikë me volum të lartë për të penguar gazetarët që po raportonin live mbi skandalin e Onkologjikut. Mesa duket njëjtë si mjekut Gashi, edhe shoferit të tij nuk i ka bërë përshtypje skandali i zbuluar brenda spitalit. Të paktën këtë tregon videoja e filmuar nga gazetari Armand Bajrami.
Atje ku pacientët e diagnostikuar me sëmundje tumorale luftojnë çdo ditë për jetën, e ku mjekët i shohin si bankomat për të siguruar pushimet e radhës në Maldive. Mesa duket i frymëzuar nga këto vende ekzotike ka qenë edhe shoferi i Gashit, i cili ishte ‘duke festuar’ nën tingujt e këngëve latine.
MOMENTI ME VIDEO:
Ka "lajthitur" Prokuroria? Alketa Pere del me version tjetër: S'jam unë ajo që del në përgjime

TIRANË- Mjekja e spitalit Onkologjik, Alketa Pere (Ymeri) ka dalë me një version tjetër pasi u njoh me masën e sigurisë që caktoi për të Gjykata e Tiranës. Në një prononcim të shkurtër për mediat pasi doli nga Gjykata, Alketa tentoi që të zbulonte një "lajthitje" të Prokurorisë së Tiranës, pasi sipas saj janë gabuar se nuk është ajo që del në përgjime. Teksa përmendi "3 Alketat" e spitalit Onkologjik, diferencën e bëri tek vetja duke theksuar se mbante titullin "profesoreshë doktoreshë".
"Nuk isha unë Alketa, po ishte Alketa administratoja. Është tjetëëëëëëëëëëëëëër, Alketa Ilo, është administratorja. Janë 3 Alketa në spitalin Onkologjik. Është Alketa Ilo, Alketa Shtëmbari dhe doktoreshë profesoreshë Alketa Ymeri (thotë për veten),"-u shpreh Alketa Pere/Ymeri para mediave.
MOMENTI ME VIDEO:
Por kjo mbrojtje ndaj vetes që i erdhi ndërmend vetëm pas doli nga Gjykata i shkon kot, pasi Prokuroria e Tiranës e ka të qartë bisedat e kujt ka përgjuar dhe nuk mund të ndodhë që të ngrenë akuzë ndaj një personi që nuk ka lidhje. Ky precedent ende nuk është shënuar në sistemin e drejtësisë shqiptare. Për më tepër që vetë Pere para se të futej komentoi skandalin dhe u vetëshpall e pafajshme. Ky ndërrim versionesh nuk i bën nder./ZËRI
GRAFIKA- Si u ulën shpenzimet për shëndetësinë dhe pagesat nga xhepi u rritën në nivel rekord

Në vitin 2000, për çdo 100 lekë të shpenzuara për shëndetin, 46.5 lekë ishin nga financimet e brendshme të qeverisë për këtë zë, 1.7 lekë nga burime të jashtme dhe 51.8 lekë nga vetë xhepat e qytetarëve, sipas të dhënave nga Banka Botërore, që i referohet Organizatës Botërore të Shëndetësisë. Dy dekada më vonë, pavarësisht investimeve të shumta, shpenzimet për shëndetin jo vetëm që nuk kanë shënuar përmirësim, përkundrazi qytetarët, të cilët paguajnë 3.4% të pagës si tatim për sigurimet shëndetësore, kanë paguar gjithnjë e më shumë nga xhepi.
Të dhënat e Bankës Botërore referojnë se në vitin 2021, për çdo 100 lekë të shpenzuara për shëndetin, shqiptarët paguan nga xhepi rreth 60 lekë, ose 60%, rreth 8 pikë përqindje më shumë sesa në vitin 2000. Në të kundërt shteti po financon gjithnjë e më pak për mirëqenien shëndetësore të qytetarëve të vet, me 39.7% të totalit, nga 46.5% në 2000. Edhe financimet e huaja kanë rënë në vetëm 0.5% të totalit, nga 1.7% në 2000.
Sipas metodologjisë së Bankës Botërore, Shpenzim nga xhepi është çdo shpenzim i drejtpërdrejtë nga familjet, duke përfshirë shpërblimet dhe pagesat në natyrë, për praktikuesit shëndetësorë dhe furnizuesit e produkteve farmaceutike, pajisjeve terapeutike dhe mallrave dhe shërbimeve të tjera, qëllimi kryesor i të cilëve është të kontribuojnë në rivendosjen ose përmirësimin e gjendjes shëndetësore. të individëve ose grupeve të popullsisë. Këto janë pjesë e shpenzimeve private për shëndetin.
Shpenzimet nga xhepi në Shqipëri janë më të lartat në Europë
Në krahasim me gjithë vendet e tjera të Europës (pa përfshirë ish shtetet e bashkimit Sovjetik), Shqipëria mban rekord për shpenzimet nga xhepi. E dyta pas nesh është Maqedonia e Veriut, me 41.7%, e ndjekur nga Mali i Zi (38.1%), Serbia (35.8). Treguesi më i ulët në rajon është në Bosnjë-Hercegovinë (30.7%), ndërsa të dhënat për Kosovën mungojnë. Në vendet me të ardhura të larta, ky tregues është më i ulët sesa 20%. Në Francë psh, që është shteti më social i Europës shpenzimet nga xhepi për shëndetësinë janë vetëm 9% e totalit. Në Gjermani, e cila po merr së fundmi shumë mjekë e infermierë nga Shqipëria, ky tregues është 12.2%. Në Itali, ku shumë shqiptarë që kanë të afërm zgjedhin të kurohen, shteti mbulon gati 80% të shpenzimeve dhe pjesa tjetër paguhet nga xhepi (shih grafikun në fund).
Një hetim i fundit i Prokurorisë së Tiranës zbuloi skema të rënda të abuzimit me detyrën në Spitalin Onkologjik, ku qytetarët detyroheshin të blinin vetë ilaçet për trajtimin e sëmundjes me kosto deri në 1500 euro për seancë, apo orientoheshin që të kryenin operacione në klinikat private, me pagesa të larta nga xhepi./Monitor
Vajza e mjekut Edmond Gashi u përgjigjet qytetarëve: S’do ngelni pa e marrë hakun!
TIRANË- Megi Gashi, vajza e Edmond Gashit, mjek në Spitalin Onkologjik që abuzonte me të sëmurët me tumor e refuzonte t’i mjekonte duke i detyruar të shkojnë në spitalin e tij privat “Megis” për të marrë trajtimin e nevojshëm, nuk ka lënë koment pa replikuar.
Të gjithë qytetarëve që kanë dhënë komentetet e tyre pas skandalit të zbuluar tek Onkologjiku, ajo u ka kthyer përgjigje duke dashur të mbrojë ‘nderin’ e të atit. Në replika, nuk mungon ironia apo ‘kërcënimet’!
VD- Skandali tek Onkologjiku, mjeku Edmond Gashi nuk përballet me mediat, ikën me vrap nga dera e pasme

TIRANË- Pas dhënies së masës së sigurisë në gjykatë e Tiranës, mjeku i Onkologjikut, Edmond Gashi ka shmangur me çdo kusht përballjen me gazetarëtm ndaj ka dalë nga dera e pasme. Në një video të filmuar nga gazetarët që e prisnin para Gjykatës së Tiranës, Gashi shihet teksa largohet me vrap drejt makinës së tij, atje ku e priste edhe shoferi.
MOMENTI ME VIDEO:
Pra, edhe këtë e pamë! Që nga shpallja e Shqipërisë si një vend demokratik, nuk ka ndodhur asnjëherë që një person që ka dalë para drejtësisë të largohet në një mënyrë të tillë nga frika e mediave. Asnjë kriminel, asnjë politikan, asnjë zyrtar, askush nuk ka ikur me vrap nga dera e pasme! Sado e rëndë ka qenë akuza ndaj tyre, kanë dalë para mediave, edhe pse ka ndodhur që nuk kanë thënë asgjë për ta. Por ama nuk kanë ikur si hajdutë! Pastaj, nëse vetëm pak minuta më parë teksa hynte pretendoi se kishte bërë vetëm detyrën dhe ishte pa faj, pse ndryshoi qëndrim? Çfarë po fsheh?!/ZËRI
Skandali tek spitali Onkologjik, Gjykata lë në fuqi masat e sigurisë, asnjë prej mjekëve në burg

TIRANË- Gjykata Penale e Apelit të Tiranës ka lënë në fuqi masat për shtatë mjekët dhe infermierët e spitalit Onkologjik. Të gjithë mjekët që akuzohen për "shpërdorim detyre" janë njohur sot me masën e sigurisë, por asnjë prej tyre nuk ka përfunduar në burg edhe pse akuzohen se nuk i kanë dhënë trajtimin e duhur pacientëve me sëmundje turmorale.
MASAT E SIGURISË:
Edmond Gashi-Mjek në Spitalit Onkologjik në QSUNT-arrest shtëpie.
Emiljano Lela-Koordinator–detyrim paraqitje.
Alketa Ymeri-Mjeke-detyrim paraqitje.
Brikena Qirjazi-zv/Drejtoreshë në QSUNT-e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik-detyrim paraqitje.
Halil Gashi–arrest shtëpie.
Florian Marku- arrest shtëpie.
Por ndryshe nga të tjerët, masa e sigurisë për Drilona Kishtën nuk u ekzekutua dot, pasi mjekja aktualisht ndodhet jashtë vendit.
Mjekët e punësuar në spitalin shtetëror "Nënë Tereza", kanë shpërdoruar detyrat, duke mos iu dhënë qytetarëve, shërbimin e nevojshëm në spitalin shtetëror, por duke i orientuar ata në spitale private, për të marrë shërbimet që kërkonin. Në spitalin “Nënë Tereza” ka qenë i vendosur dhe burimi i kobaltit që shërbente për radioterapinë, i cili nuk vihej në punë dhe ishte jashtë standardeve, duke u kthyer në një burim rreziku për pacientët. Gjatë hetimit, është bërë e mundur që ky burim të zhvendoset në vendin e përcaktuar. Në kuadër të këtij procedimi është ushtruar kontroll në disa subjekte farmaceutike ku janë sekuestruar një sasi e konsiderueshme mallrash të dyshuara të kontrabanduara dhe të falsifikuara, shuma 10 000 euro, si dhe një klinikë mjekësore./ZËRI
Ferri te Onkologjiku/ Letra PARALAJMËRUESE e Ina Kasimatit, që u nda nga JETA prej kancerit

TIRANË- Mësuesja dhe aktivistja Ina Kasimati u nda nga jeta para disa kohësh pas një beteje të gjatë me sëmundjen e kancerit. Por përpara se të ndërronte jetë, ajo publikoi një letër akuzë të rëndë për gjendjen në Spitalin Onkologjik, një pavion që duket se çdo ditë bënte pazar me vdekjen. Letra e saj është bërë virale tani që është zbuluar skandali tek spitali Onkologjik, duke na kujtuar edhe njëherë me çfarë përballen pacientët që hyjnë në atë godinë. Rrëfimet e pacientëve, përgjimet e mjekëve që llogarisin pacientët me fondet që po mbledhin për të pushuar në Maldive dhe neglizhencën që tregojnë ndaj atyre që luftonin çdo ditë për jetën e tyre, të përcjellin një imazh të asaj që me shumë gjasa do të ishte një nga radhët e ferrit që përshkruan Dante Alilgeri në Komedinë Hyjnore. E ndjera Kasimati tregonte qartë dhe pastër sesi në atë godinë mungonin ilaçet, kimioterapia, por edhe skaneri…
"I thashë dua të iki në një spital jashtë, pasi Spitali Onkologjik për mua ishte kthyer në një tmerr që tek dera e hyrjes ku të shtynte polici dhe koordinatori. Ndërsa në dhomën e vogël të onkologes ku shkoja çdo tre muaj për ironi pas Covid-it ishin dy mjekë, që thjesht mbushnin kartelën dhe ikja bëja terapinë,"-shkruante e ndjerë pak para se të ndahej nga jeta.
Nga ajo që rrëfeu në shkrimin e saj të fundit e paralajëmroi atë që po ndodhte...por kush e dëgjoi?
INA KASIMATI – LETRA AKUZË (gusht 2023)
(Mësuese Ina u nda nga jeta në 23.03.2024)
Unë kur u diagnostikova me kancer gjiri para 4 vitesh, operacionin e bëra te Spitali Onkologjik në QSUT. Jam operuar (unë dhe shumë pacientë) në një krevat me tre këmbë dhe m’u hoqën të gjitha limfonodulat pasi kështu ishte aparatura.
Më pas shefja e terapisë, Dr.Dhurata nuk më dha terapinë sipas protokollit dhe vetëm kur shkova në Itali për vizitë, e mësova këtë gjë. Kur u ktheva dhe ia thashë Dr.Dhuratës, ajo më tregoi listën e pacientëve që prisnin prej disa muajsh të merrnin Zoladexin. I shkruajta atëherë Drejtorit të përgjithshëm z.Enkelejd Joti. Asnjë përgjigje.
I shkruajta ministres, znj.Manastirliu. Asnjë përgjigje. Pastaj një shoqe më sugjeroi t’i shkruaja kryeministrit. M’u duk absurde, por e bëra. Dhe për gjysmë ore drejtori i spitalit më shkruajti një sms (të lante gojën) Znj.Kasimati, ju e keni marré ilaçin në farmacinë e spitalit… (qesharake)
E kundërshtova dhe i shkruajta që nuk e kam marrë ilaçin dhe as që e dija ku ishte farmacia e spitalit. Pas disa ditësh më telefonuan dhe u futa në listë për ilaçin. Pas tre vitesh (d.m.th vitin e kaluar) kur m’u përsërit sëmundja dhe u bë publike thirrja për të më ndihmuar financiarisht të ikja jashtë dhe qindra shqiptarë filluan të më mbështesnin, më mori në telefon ministrja znj.Manastirliu dhe më pyeti për shëndetin.
I thashë dua të iki në një spital jashtë, pasi Spitali Onkologjik për mua ishte kthyer në një tmerr që tek dera e hyrjes ku të shtynte polici dhe koordinatori. Ndërsa në dhomën e vogël të onkologes ku shkoja çdo tre muaj për ironi pas Covid-it ishin dy mjekë, që thjesht mbushnin kartelën dhe ikja bëja terapinë.
Asnjë krevat në dhomë, as stetoskop, as privatësi të komunikoje me doktorin, tek dera prisje në këmbë në radhë… Nuk e di nëse keni shkuar në Spitalin Onkologjik, në katin e parë ku janë vendosur foto nga Shqipëria turistike me një diçiturë në anglisht të një firme farmaceutike: Bëje tani, atë që pacienti ka nevojë më pas. Aty ishte edhe një fotografi nga një kishë në Voskopojë ku në oborr ishte një varr… Kur e kam parë jam tmerruar. I bëra foto. Ia dërgova drejtorit, e postova edhe në faqen time në FB dhe më pas u hoq … Para se të nisesha në Francë, falë mbështetjes së shqiptarëve dhe jo të shtetit, unë prisja përgjigjen e biopsisë, por nuk e mora pasi në spital mungonin kitet …
Ndërkohë në ato korridore spitali kam takuar familjarë të pacientëve aty, të shqetësuar për mungesë të ilaçeve, kimioterapisë… Për të mos folur për skanerin që ngelet si një gjë e rrallë që të bëhet dhe jo si një procedurë rutinë për të të ndjekur në ecurinë e trajtimit mjekësor apo analizat, ilaçet… Një pacient që derdh sigurimet shëndetësore nuk ka pse t’i shkruajë drejtorit, ministrit, kryeministrit…
Është turp!
Në cilin vend të Europës ndodh kjo? Shërbimi shëndetësor duhet të jetë një normalitet nëse trajtohesh/ operohesh në spitalin publik dhe nëse nuk bëhet aty, skena e sigurimeve shëndetësore e merr përsipër mbështetjen e pagesës për pacientin… Pse pasi bëhesh publik dhe kërkon ndihmë, ministrja të merr në telefon dhe ”lan moralin” që shteti e dha ndihmën… Jam kurioze të di në rastin e aktorit Fuga çfarë mbështetje i ka dhënë shteti, kur ai është një pagues i sigurimit shëndetësor? Po Pr.Petrela çfarë ka bërë konkretisht kur ai është doktor në spitalin publik dhe neurokirurgu më i mirë?/ZËRI
Skandali te Onkologjiku, Gashi arratiset nga Gjykata, drekon në Kashar, mjekja Ymeri: Më keni shëmtuar fotot, jam pasuri kombëtare
Skandali te Onkologjiku, mjeku Edmond Gashi justifikohet: Unë bëj vetëm detyrën

TIRANË- Mjeku i spitalit Onkologjik, Edmond Gashi ka mbërritur në ambientet e Gjykatës së Tiranës për t'u njohur me masën e sigurisë që do të caktohet ndaj tij. Teksa po hynte në godinë, Gashi nuk ka pranuar të flasë para gazetarëve, por është mjaftuar vetëm me një fjali.
“Unë bëj vetëm punën,”-tha ai teksa nxitonte të hynte brenda në sallë.
MOMENTI ME VIDEO:
Gashi akuzohet se çonte pacientët e sëmurë me kancer në klinikën e tij private "Megis", por edhe njësërë shkeljesh të tjera etike si mjek. Madje në një moment, edhe i neglizhonte, edhe pse njoftohej se pacientët me kancer kishin temperaturë./ZËRI
Pazar me jetën e pacientëve, mjekja Pere kapet me gazetarët: Më nxirrni pak bukur se më keni shëmtuar te fotot
TIRANË- Teksa ishte duke hyrë në ambientet e Gjykatës së Tiranës, për t’u njohur me masën e saj të sigurisë, mjekja Alketa Pere, ka qenë shumë e irrituar me mediat, që sipas saj i kanë shtrembëruar fotot.
Mjekja e Onkologjikut pretendon se gjatë punës së saj nuk ka dërguar asnjë pacient drejt klinikave private, dhe se personalisht punon vetëm në shtet. Megjithatë mjekja u shpreh falenderuese ndaj prokurorit të çështjes, dhe tha se hetimeve do të duhet që t’iu shkohet deri në fund.
Alketa Pere: Më nxirrni pak bukur se më keni shëmtuar te fotot. Kurrë në jetën time nuk e kam bërë këtë gjë, që pacienti me kancer të shkojë në spitalin privat. E falenderoj prokurorin për punën që kam bërë, sot kam ardhur që të bëj mbrojtjen time, jam komplet e pafajshme. Unë nuk punoj në asnjë klinikë private, prit një minutë mi, se më keni mërzitur ju gazetarët, më keni shtrembëruar fotot. Unë e ruaj deri në pikën e fundit etikën me personat e sëmurë me kancer, se kam persona të sëmurë. Duhet të ndryshojë struktura e spitalit, dhe gjithçka tjetër.
Çfarë keni bërë ju për ta denoncuar gjendjen?
Mjekja: Mund të ketë shkelje diku, se personat mund të jenë të varur nga ekonomia, por duhet të sqarohen mirë gjërat se kush i ka dërguar pacientët në privat. Unë përfaqësoj veten time, një minutë, një minutë. Dosja ime për të drejtuar atë institucion ka përfunduar në plehra, unë do të vazhdoj që të shkoj në Onklogjik, po kush je ti për të ma treguar.
View this post on Instagram
Mjekja Pere është një nga 7 personat, e vënë nën masë sigurie pas hetimeve të nisura nga Prokuroria e Tiranës, ku u provua se pacientëve nuk iu jepej shërbim në spitalin Onkologjik, në mënyrë që të shkonin drejt klinikave private ku mjekët ishin të dypunësuar. Gjithashtu në përgjime rezultonte se pacientëve nuk iu jepej doza e duhur e ilaçeve për seancat e kimioterapisë.
MASAT E SIGURISË:
1. Edmond Gashi (Mjek pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT) i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 i K.penal me masën e sigurisë “Arrest shtëpie” parashikuar nga neni 237 të Kodit të Procedurës Penale.
2. Emiljano Lela (Koordinator pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT) i akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” te parashikuar nga neni 248 i K.penal me masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të Kodit të Procedurës Penale.
3. Alketa Ymeri (Pere) (Mjeke pranë Spitalit Onkologjik në QSUNT) e akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 I K.penal me masën e sigurisë ““Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të Kodit të Procedurës Penale.
4. Brikena Qirjazi (Zv/Drejtoreshe në QSUNT e ngarkuar me detyra për shërbimin onkologjik) e akuzuar për veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” të parashikuar nga neni 248 I K.penal me masën e sigurisë ““Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të Kodit të Procedurës Penale.
5. Halil Gashi i akuzuar për veprën penale të “Fshehjes së të ardhurave” parashikuar nga neni 180/1 I K.penal me masën e sigurisë “Detyrim Paraqitje” parashikuar nga neni 234 të Kodit të Procedurës Penale.
6. Florian Marku i akuzuar për veprën penale të “Tregtimi dhe transportimi I mallrave që janë kontrabandë” dhe “Ruajtja ose depozitimi i mallrave që janë kontrabandë” të parashikuar nga nenet 178 e 179 I K.penal.
7. Është bërë sekuestrimi i klinikës mjekësore “Megis” dhe i është komunikuar që nuk duhet të ushtrojë aktivitetin deri në një moment të dytë.
8.Për shtetasen Drilona Kishta për të cilën ishte vendosur masa e sigurisë “Detyrim Paraqitje” e akuzuar për veprën penale “Shpërdorim Detyre” parashikuar nga neni 248 i K.Penal nuk është bërë ekzekutimi i vendimit penal pasi kjo shtetase ka qenë jashtë shtetit dhe është vendosur njoftim në kufi.
/ZËRI