LIVE UPDATES

Skandali i Onkologjikut ‘nxeh gjakrat’ në Kuvend, Koçiu: Do përballen me ligjin! Opozita i bie me grusht tavolinave: Dorëhiqu!

➤Mbyllet seanca plenare e kësaj të enjteje. Seanca nisi me një minutë heshtje për gjenocidin grek ndaj çamëve në Çamëri. Vetë Kreu i Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, Shpëtim Idrizi u shpreh se Greqia ka shkelur mbi viktimat. ➤Deputeti Asllan Dogjani kishte kërkuar interpelancë me kryeministrin Edi Rama, gjë që u hodh për votim dhe nuk u miratua. ➤Kjo solli replikën e deputetit demokrat Gazment Bardhi, i cili u shpreh se çdo interpelancë e Opozitës rrëzohet. ➤Madje shtoi se Ministrin e Financave, Ervin Mete kanë dy muaj që nuk e shohin në Kuvend dhe se nuk u kthen as përgjigje për kërkesat e tyre. ➤Nga ana tjetër, deputeti i PD-së, Dashnor Sula tha se opozitës nuk mund t’i hiqej e drejta e fjalës, duke shtuar se pas hekurave janë anëtarët e maxhorancës dhe jo të Opozitës. ➤Më pas, në Kuvend ka nisur debati për skandalin në Spitalin Onkologjik. Tritan Shehu kishte kërkuar interpelancë me Ministren e Financave Albana Koçiu për projektligjin për shëndetin seksual dhe riprodhues. ➤Por, Koçiu u ndal dhe tek skandali i Onkologjikut, që nxiti thirrje nga deputetët e Opozitës që kërkonin dorëheqjen e saj. ➤Në këtë seancë është zyrtarizuar dhe largimi i Enkelejd Alibeajt nga grupi parlamentar i Partisë Demokratike.

7 artikuj për këtë temë.
11 MUAJ ME PARE

FOTOGALERI nga Kuvendi/ Spiropali këshillon Koçiun! Kryemadhi, Xhixho e Vasili 'kokë më kokë'! Noka me nerva

Skandali i Onkologjikut ‘nxeh gjakrat’ në Kuvend, Koçiu:
Albana Koçiu dhe Elisa Spiropali

TIRANË- Skandali i regjistruar në spitalin Onkologjik, ku mjekët bënin biznes me vdekjen në kurriz të pacientëve, ka dominuar dhe seancën e sotme plenare. Kështu opozita "shënjëstroi", ministren e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiun, të cilës i kërkoi dorëheqjen. Koçiu duket se ka marrë ''këshillat'' e duhura, pasi shihet duke biseduar me ministren e Shtetit për Marrëdhënien me Parlamentin, Elisa Spiropali. Ndërkohë Milva Ekonomi, shihet duke biseduar me kolegët e saj socialistë, Toni Gogu dhe Bledi Çuçi. Ajo që bie në sy janë tre deputetët e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, Erisa Xhixho dhe Petrit Vasili, të cilët bisedojnë "kokë më kokë" me njëri-tjertrin. Këtë të enjte, Agron Gjekmarkaj pati mundësi të provonte sërish karrigen e nënkryetarit të Kuvendit, të lënë bosh nga Lindita Nikolla./ZËRI

Skandali i Onkologjikut ‘nxeh gjakrat’ në Kuvend, Koçiu:
Albana Koçiu dhe Elisa Spiropali
Skandali i Onkologjikut ‘nxeh gjakrat’ në Kuvend, Koçiu:
Agron Gjekmarkaj
Skandali i Onkologjikut ‘nxeh gjakrat’ në Kuvend, Koçiu:
Erisa Xhixho, Monika Kryemadhi dhe Petrit Vasili
Skandali i Onkologjikut ‘nxeh gjakrat’ në Kuvend, Koçiu:
Deputetët e PD
Skandali i Onkologjikut ‘nxeh gjakrat’ në Kuvend, Koçiu:
Milva Ekonomi, Toni Gogu dhe Bledi Çuçi
Skandali i Onkologjikut ‘nxeh gjakrat’ në Kuvend, Koçiu:
Gazment Bardhi
Skandali i Onkologjikut ‘nxeh gjakrat’ në Kuvend, Koçiu:
Flamur Noka
Skandali i Onkologjikut ‘nxeh gjakrat’ në Kuvend, Koçiu:
Albana Koçiu dhe Elisa Spiropali
11 MUAJ ME PARE

Gogu ironizon Nokën: Muli me ujkun në zemër dhe vathën bosh

Skandali i Onkologjikut ‘nxeh gjakrat’ në Kuvend, Koçiu:
Toni Gogu

TIRANË- Nuk kanë munguar ironitë dhe akuzat në Kuvend mes mazhorancës dhe opozitës. Deputeti socialist, Toni Gogu, ftoi kolegun e Partisë Demokratike, Flamur Noka të marrë pjesën në komisionin e posaçëm Antikorrupsion, pasi sipas tij, kështu mund të luftohet korrupsioni në çdo qelizë të sistemit.

Toni Gogu: Ti harron që ngjason me ata çobejntë që në krye të qoshes kanë vënë ujkun dhe ankohen pse iu zvogëlohet tufa në vathë. Mos fol për korrupsionin, por eja te komisioni i posaçëm dhe t'u japim shqiptarëve atë që presin, luftë ndaj korrupsionit kudo shfaqet. Por Muli me ujkun në zemër dhe vathën bosh mos vazhdo të flasesh. Eja të bëjmë luftën ndaj korrupsionit në çdo qelizë. Leri llafet dhe eja t'i futemi punës./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Debate në Kuvend/ Sula-Nikollës: Na ndërprisni rrogën, por jo fjalën! I keni njerëzit tuaj në burg

Skandali i Onkologjikut ‘nxeh gjakrat’ në Kuvend, Koçiu:
Dashnor Sula

TIRANË- Është zhvilluar me debate seanca plenare e kësaj të enjteje në Kuvendin e Shqipërisë. Deputeti demokrat, Dashnor Sula iu drejtua kryetares së Kuvendit me fjalët se nuk mund të ia ndërpresi fjalën opozitës. Ndërkohë u shpreh se në burg janë njerëz të mazhorancës, dhe jo të opozitës.

Dashnor Sula: Na ndërprisni rrogën, mandatin, por jo të na prisni fjalën. E ke bërë modë kryetare. Po të jetë fjala për procedurë, duhet të respektohet. Po institucionet e tjera të Shqipërisë, qeverisë, a kanë një procedurë? Kush është procedura? Është parandalimi, i abuzimit, i vjedhjes, i korrupsionit. Më gjeni një rast kur është bërë një parandalim. Ma gjeni një rast të vetëm?! Sa për drejtësinë që flitet këtu, kush i ka në burg njerëzit, kunetërish, baxhanakët, apo të afërmit, juve apo ne?”, tha ai.

Lindita Nikolla: Ça fjalimi është ky?

Dashnor Sula: Pse s’ju pëlqen juve? Meqë drejtësinë që ka ca burra të mirë andej, që kanë qenë dhe prokurorë, ju thoni se ne s’e duam drejtësinë, por në burg i keni ju, jo neve./ZËRI

11 MUAJ ME PARE

Debate të forta në Kuvend! Koçiu ndërpritet, Opozita në kor: Turp, turp! Jep dorëheqjen. Nikolla: Do ju përjashtoj

Skandali i Onkologjikut ‘nxeh gjakrat’ në Kuvend, Koçiu:
Albana Koçiu

TIRANË- Debate të forta kanë nisur në Kuvend, në momentin që Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu po fliste për skandalin e Onkologjikut. Të gjithë deputetët e Opozitës u ngritën në këmbë njëherazi duke kërkuar dorëheqjen e Koçiut.

“Jep dorëheqjen, largohu, jep dorëheqjen,”- dëgjohen ata të thonë.

Por, ministrja vijonte të fliste, duke u shprehur se janë të tjera institucione ato që duhet të përgjigjen për shkeljet ligjore dhe jo Ministria e Shëndetësisë. Sipas Koçiut, Ministria e Shëndetësisë ka  dashur tu japë autonomi spitaleve dhe mjekëve.

“Flasim çdo ditë për autonomi spitalore, flasim çdo ditë për të drejta dhe autonomi për mjekët. Prandaj ka institucione, hierarki, procedura administrativi. Ju jeni jurist e dini mirë procedurën,”- tha Koçiu.

Opozita vijonte të kërkonte dorëheqjen e saj.

Gazment Bardhi: Turp, largohuni, jepni dorëheqjen.

Lindita Nikolla: Mos flisni nga vendi.

Gazment Bardhi: Jep dorëheqjen.

Deputetët e Opozitës në grup: Turp, turp, turp

Lindita Nikolla: Po ju paralajmëroj se do përjashtoheni

11 MUAJ ME PARE

Kuvendi rrëzon inteperlancën e Dogjanit me Ramën, Bardhi: Nuk e njohim Ministrin e Financave, ka dy muaj s’vjen në Kuvend

Skandali i Onkologjikut ‘nxeh gjakrat’ në Kuvend, Koçiu:
Gazment Bardhi

TIRANË- Kuvendi ka rrëzuar sot interpelancën e kërkuar nga Opozita me kryeministrin Edi Rama. Ishte Asllan Dogjani ai që kërkoi interpelancë me Ramën, kërkesë që u hodh në votim, por u rrëzua. Menjëherë pas këtij vendimi, deputeti i Partisë Demokratike Gazment Bardhi tha se kjo gjë po bëhet në mënyrë të vazhdueshme, pasi nuk është hera e parë që rrëzohet një kërkesë e Opozitës për interpelancë.

“Sa herë deputetet për shkak të një vendimi të një frikacaku që flet vetëm me veten por s’ka guxim të vijë e të përballet me opozitën, ju refuzoni çdo interpelancë me kryeministrit. Kjo shkel Kushtetutën, jeni aty jo për t’i shërbyer kryeministrit. Kur jeni betuar në Kushtetutë keni thënë se do mbroni më shumë të drejtat e opozitës së të mazhorancë. Tani e keni bërë traditë, që refuzoni në mënyrë arbitrare çdo kërkesë të ligjshme për interpelancë të deputetëve të Opozitës,”- tha Bardhi.  

Bardhi foli gjithashtu dhe për Ministrin e Financave, Ervin Mete, për të cilin tha se ka dyamuaj që nuk vjen në Kuvend.

“Ka nja dy muaj, unë nuk e di kush është ministri i Financave, në aktivitet nuk e shohim, në seancë plenare nuk e shohim. I kërkojmë kërkesa për informacion, nuk kthen përgjigje. Kjo e ka burimin te sjellja juaj, duhet të jetë kryetari i Kuvendit që ndërhyn për të respektuar të drejtat e opozitës. Hiqni dorë nga sjellja provokuese ndaj deputetëve të opozitës. Nëse vazhdoni me këtë rrugë, do mbani përgjegjësi,”- tha Bardhi.

11 MUAJ ME PARE

Skandali tek Onkologjiku/ Koçiu: Mjekët do përballen me ligjin por dhe moralin e turpit! Bardhi: Jep dorëheqjen

Skandali i Onkologjikut ‘nxeh gjakrat’ në Kuvend, Koçiu:
Albana Koçiu

TIRANË- Ministrja e Shëndetësisë Albana Koçiu ka komentuar skandalin në spitalin e Onkologjikut. Teksa ndodhej në Foltoren e Kuvendit, për interpelancë me deputetin Tritan Shehu për shëndetin seksual dhe riprodhues të gruas, Koçiu u shpreh se të gjithë mjekët që janë përfshirë në skandalin që zbuloi se si të sëmurët me tumor dërgoheshin tek spitali privat për të marrë kurën e nevojshme, do të përballet me ndëshkim ligjor dhe moral. Ndërkohë që Koçiu fliste, deputeti Gazment Bardhi e ndërpriste pasi kishin kërkuar interpelancë me të për këtë çështje. Bardhi kërkoi që ministrja të jepte dorëheqjen.

Pjesë nga debati mes tyre:

Albana Koçiu: Ndjej detyrën morale për të cekur sërish çështjen e famshme të Onkologjikut. Pa diskutim që abuzimi i një grupi mjekësh dhe farmacistësh duke kapërcyer çdo lloj norme dhe njerëzimi, është një akt që meriton ndëshkim administrativ dhe moral. Ka nisur një hetim administrativ dhe ata do të mbajnë mbi shpinë jo vetëm peshën e ligjit, por edhe moralin e turpit. Ata që abuzojnë me detyrën, që e trajtojnë jetën njerëzore si mallin e shumicës, do të përballen me pasojat. Do tu hiqet e drejta e ushtrimit të profesionit nëse do të bëjnë ndërhyrje të tilla. Siç ndodh jo pak herë,...

Gazment Bardhi: Ti je grua, duhet të ishte ngritur ti e para. Jep dorëheqjen. 

Albana Koçiu: Kam lexuar këto ditë çdo qëndrim, çdo gjë. Edhe ato me kritikët që shfrytëzojnë çdo gjë, përfshirë dhe këtë rast, për të hedhur poshtë çdo investim në fushën mjekësore. Çdokush nga ne që ka një eksperiencë mjekësore në sistemin shëndetësor shtetëror, e ka vënë re se si ne e vlerësojmë. Tani i nderuar zoti Bardhi, më dëgjo pak. Ke qenë dhe ministër drejtësie, më dëgjo pak. E di si funksionon shteti? E di që ministria është për të mbështetur me rregulla dhe procedura funksionimin e administratës, flasim çdo ditë për autonomi spitalore, prandaj ka autoritete, ka hierarki. 

11 MUAJ ME PARE

Sot seanca në Kuvend, opozita interpelancë me ministren e Shëndetësisë

Skandali i Onkologjikut ‘nxeh gjakrat’ në Kuvend, Koçiu:
albana kociu

TIRANË- Kuvendi do të mblidhet këtë të enjte, në seancën e dytë brenda javës, pas disa ditëve pushim që deputetët i dhanë vetes, për të ndjekur ndeshjet e Kombëtares Shqiptare të Futbollit në Gjermani.

Në rendin e ditës pritet të jetë interpelanca me ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu. Deputeti që depozitoi kërkesën për interpelancë në Kuvend, ishte deputeti demokrat, Tritan Shehu, në lidhje me ligjin e propozuar për surrogacinë, por pritet që i gjithë debati të zhvendoset te skandali në shërbimin onkologjik në QSUT, ku mjekë dhe infermierë ishin të përfshirë në korrupsion, duke rrezikuar jetët e pacientëve.

Për rastin, Gjykata e Tiranës bazuar në të dhënat operacionit, dha masën arrest shtëpie për Edmond Gashin, mjek në onkologjik i cili ka lidhje me një klinikën private, ku thuhet se transferoheshin pacientët. Po kështu, është lëshuar detyrim paraqitjeje për mjeken onkologe Alketa Pere dhe ish-zv/drejtoreshën e QSUT-së, e cila mbulonte shërbimin onkologjik në atë periudhë dhe dy persona të tjerë, të cilët merreshin me koordinimin në shërbimin onkologjik.

Vetë Koçiu dënoi rastin gjatë ditës së djeshme, ndërsa tha se paralelisht me hetimin e prokurorisë, është urdhëruar një hetim administrativ për strukturën e spitalit onkologjik. Ndërkohë që saga e pacientëve të sëmurë me kancer vijojnë, pasi përballen me mungesën e ilaçeve në Onkologjik. Gjatë ditës së djeshme pati dy kërkesa për interpelancë nga opozita për këtë çështje, por ato do të duhet të marrin miratimin në Konferencën e Kryetarëve, për t’u futur në rendin e ditës në Kuvend. /ZËRI

Poll

MOS HUMB