Aktualitet

Skandali me shitjen e diplomave, arrestohet administratori i "WISDOM", mediat italiane: I dhanë ryshfet një zyrtari shqiptar

9 persona kanë përfunduar në burg, ndërsa u janë sekuestruar asete me vlerë 10 milionë euro. 

k.m.
Skandali me shitjen e diplomave, arrestohet administratori i "WISDOM",
Pamje nga aksioni

ITALI- "Guardia Di Finanza" ka zbuluar një skandal me shitjen e mijëra diploma false për dhjetra shtetas italianë. Sipas "Foggia Today", 9 persona kanë përfunduar në burg, ndërsa u janë sekuestruar asete me vlerë 10 milionë euro. Të arrestuar janë për çështjen janë:Maria Saveria e Fortunata Giada Modaffari, 38 e 35 vjeç; Maria Ornella Attisano, 57 vjeç; Lucia Catalano, alias Lucy, 44 vjeç; Savino Cianci, 60 vjeç; Leonardo Catalano, 42 vjeç; Marco Lombardi, 52 vjeç; Antonio Caporale, 33 vjeç; e Maria M’Daraa, 36 vjeç.

Skandali me shitjen e diplomave, arrestohet administratori i "WISDOM",
Savino Cianci
Skandali me shitjen e diplomave, arrestohet administratori i "WISDOM",
WISDOM

Nga të gjithë të lartpërmendurit, Savino Cianci rezulton administratori i "WISDOM" me objekt: Kurse kualifikimi profesionale te gjuheve te huaja / Kurse per mesimin e programeve kompjuterike / E drejta e ushtrimit te aktivitetit ne fushen e arsimit / Hapje shkolle e mesme, 9 vjeçare, cikel parashkollor / Universitet (per studime universitare e pasuniversitare te te gjitha niveleve) / kopshte, dhe konkretisht: Shkolle te Mesme te Pergjithshme dhe te Profilizuar.Shkolle te Mesme Profesionale.Dega Ekonomik.Dega Hoteleri-Turizem. Informatike Elektronike –Arte .Shkolla 9-vjeçare.Cikli i ulet.Cikli i larte.Kopshte.Universitet, perfshire te gjitha llojet e Fakulteteve, Fakulteti i Gjuheve te Huaja, Arkitekture, Psikologji, Ekonomik, Shkenca Politike, Shkenca Shoqerore, Drejtesi, etj. Studime ”Pas-Universitare” pas ciklit te pare “Bachelor ” - 3 vjeçar. Studime te ciklit te dyte “Master i Shkencave” dhe “Mater Profesional”. Studime te ciklit te trete “Doktorature”. Mesimdhenia ne te gjithe nivelet eshte (do jete) ne gjuhen shqipe, ose te huaj, ose te dyja bashke. Botime librash, revistash, broshurash gazetash, dhe materiale te tjera publikuese.

VIDEO: 

Por si funksiononte rrjet që shpërndante diploma false?

Shkolla e Foggia ishte një nga tre "brinjët" e organizatës, e cila përdori shoqëri të tjera dhe shoqata kulturore, duke përfshirë edhe një universitet privat në Shqipëri, edhe pse ky i fundit nuk kishte vlerë juridike në Itali. Sipas mediave italiane, një nga anëtarët e grupit i kanë dhënë ryshfet një zyrtari të qeverisë shqiptare për të garantuar aktivizimin dhe akreditimin e institucionit. Por edhe pse e kanë përmendur si rast, nuk e kanë bërë me dije emrin e zyrtarit që ka ndihmuar për akreditimin e universitetit privat. 

Të dyshuarit kryesorë për mashtrim kishin krijuar një qendër universitare me një bazë operacionale në Trani, e cila kishte 55 pika kudo në Itali dhe përdorej për të rekrutuar studentë të panumërt, mësues aspirues ose të diplomuar që paguanin 8000 euro për të marrë një kualifikim tjetër për të hyrë në konkurse publike dhe/ose për të krijuar marrëdhënie pune, veçanërisht në sektorin e arsimit. Kështu, anëtarët e grupit fitonin miliona të paligjshme.

Mësimet për studentët mbaheshin nëpërmjet një platforme ueb të krijuar posaçërisht për këta studentë, në të cilën ngarkohej materiali mësimor dhe në fund të kurseve u jepeshin certifikata. Në disa raste dorëzimi i këtyre certifikateve bëhej gjatë ngjarjeve të organizuara posaçërisht në një hotel në Romë.

Pas konflikteve që lindën për shkak të ndarjes së fitimeve të paligjshme, ai që u cilësua nga Guarda di Financa si "grupi kriminal" do të ndahej më pas në tre nëngrupime: i pari do të ofronte shërbimet në zonën e Tranes; i dyti kishte ngritur një bazë në Foggia duke shfrytëzuar kompani dhe shoqata kulturore dhe duke marrë blerë aksionet e një universiteti privat shqiptar. Grupi i tretë, funksiononte po ashtu në Foggia dhe kërkonte pagesa 500 dhe 2500 euro.

Të ardhurat e paligjshme u përllogaritën në rreth 10 milionë euro, që më pas ishin riinvestuar në blerjen e pasurive të paluajtshme, psh. një makinë tip Maserati./ZËRI

Poll

MOS HUMB