Aktualitet

Apeli i GJKKO jep vendimin për masën e sigurisë për mjekët e Onkologjikut, Gashi kërkon heqjen e arrestit shtëpiak

Mjekët, të cilët përballen me akuzat për kontrabandë ilaçesh, korrupsion dhe shpërdorim detyre, janë në qendër të hetimeve për një skemë të dyshuar të dërgimit të pacientëve të diagnostikuar me tumore drejt një klinike private të mjekut Edmond Gashi.

M.M
Apeli i GJKKO jep vendimin për masën e sigurisë për
doktorret e onkologjikut

TIRANË- Mjekët e Spitalit Onkologjik kanë bërë apel ndaj masës së sigurisë në lidhje me hetimet e rastit të quajtur “Skandali i Onkologjikut”. Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të shpallë vendimin për masën e sigurisë ndaj mjekëve Edmond Gashi, Brikena Qirjazi, Halil Gashi dhe Florian Marku më datë 18 Shtator.

Mjekët, të cilët përballen me akuzat për kontrabandë ilaçesh, korrupsion dhe shpërdorim detyre, janë në qendër të hetimeve për një skemë të dyshuar të dërgimit të pacientëve të diagnostikuar me tumore drejt një klinike private të mjekut Edmond Gashi. Në këtë rast, mjekët janë akuzuar se kanë përfituar në mënyrë të paligjshme nga shërbimet e ofruara në klinikën private, për të cilën mjeku Edmond Gashi ka një masë sigurie të arrest shtëpie.

Akuzat përfshijnë pretendime se ata kanë organizuar një sistem të shpërndarjes së pacientëve dhe kanë marrë vlera monetare për këtë shërbim, duke e shfrytëzuar pozitën e tyre për përfitime të paligjshme.

Mjeku i Onkologjikut, Edmond Gashi, së bashku me tre të dyshuar të tjerë, ka kërkuar lirimin nga arresti i shtëpisë, duke argumentuar se masa e sigurisë po pengon ushtrimin e profesionit të tij dhe trajtimin e pacientëve me kancer. Gashi dhe të dyshuarit e tjerë, Brikena Qirjazi, Halil Hashi dhe Florian Marku, akuzohen për ngritjen e një skeme abuzive që zvarriste trajtimin e pacientëve në spitalin shtetëror, duke i drejtuar ata në klinika private për përfitime financiare.

“Ju lutem hiqeni masën e sigurisë, po më pengoni të ushtroj profesionin e mjekut. Janë 50 biopsi që kanë dalë dhe presin ndërhyrje”, ka thënë ai gjatë seancës.

Gjatë seancës së zhvilluar në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Gashi ka kërkuar një masë më të butë sigurie, ndërsa vendimi për të dhe të tjerët pritet të shpallet më 18 shtator. Prokuroria e Posaçme SPAK ka nisur hetimet për "korrupsion", "shpërdorim detyre" dhe "kontrabandë ilaçesh", duke përfshirë kërkesa për informacion mbi pasuritë e mjekëve të përfshirë.

Sipas hetimeve, pacientët e sëmurë me kancer nuk po merrnin shërbimin e duhur në Spitalin Onkologjik të QSUT-së, por po orientoheshin drejt klinikave private, ndërsa disa ilaçe për kimioterapi po tregtoheshin në mënyrë të paligjshme. Në kuadër të hetimeve, prokurori Elvin Gogaj ka paraqitur kërkesën për rivlerësimin e masave të sigurisë për të dyshuarit, të cilët janë vënë nën hetim për disa vepra penale./ ZËRI

Poll

MOS HUMB