Aktualitet

Gara për kreun e Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi kandidati i parë

Të gjitha personat që duan të aplikojnë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit kanë edhe dy ditë afat.

F.I
Gara për kreun e Policisë së Shtetit, Shemsi Prençi
Shemsi Prençi

TIRANË- Gara për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit ka filluar dhe tashmë kanë filluar dhe aplikimet e para. Mësohet se Shemsi Prençi është kandidati i parë që aplikon për postin. Prençi ka nisur me postë aplikimin. 

Shemsi Prençi ka përfunduar studimet master shkencor për menaxhimin strategjik të policisë ka dorëzuar edhe platfomën se si duhet të reformohet organizata e uniformave blu. Në të kaluarën ai ka drejtuar policinë e Korçës për vitet 2005-2007, më pas policinë e Fierit për 8 muaj në vitin 2009. Nga viti 2009 deri në 2012 ka drejtuar Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë dhe më pas ka drejtuar policinë Dibrës për 4 muaj po në vitin 2012. Prenç ka drejtuar për 5 vite nga viti 2013 deri në vitin 2018 Emergjencat Civile dhe më pas ka mbuluar detyrën e Këshilltarit të ish-Presidentit Ilir Meta për Mbrojtjen Civile, Rendin dhe Sigurinë. Prençi ka kandiduar po ashtu në primaret e Sali Berishës për kryebashkiak në Kamëz, si dhe për deputet të LSI në Durrës.

Pas dorëheqjes së ish-Drejtorit të Përgjithshëm Muhamet Rrumbullaku është hapur menjeherë gara në datën 10 Shtator, ku sipas njoftimit aplikimi zgjat shtatë ditë. Gara për drejtor të përgjithshëm u hap pasi ministri i Brendshëm Ervin Hoxha publikoi një udhëzim, duke u dhënë mundësinë kandidatëve të aplikojnë. Të gjitha personat që duan të aplikojnë për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit kanë edhe dy ditë afat. Përkohësisht Policia e Shtetit po drejtohet nga Sokol Bizhga./ZËRI

Poll

MOS HUMB