Aktualitet

Dosja 'Partizani'- Si u caktua Jamarbër Malltezi përfaqësues i familjeve pronare

Ervin Llagami, i cili ka deklaruar se, në fillim deri rreth vitit 2004-2005, me procedurat për njohjen e kthimin e pronës është marrë Nexhat Llaga

k.m.
Dosja 'Partizani'- Si u caktua Jamarbër Malltezi
Jamarbër Malltëzi

TIRANË- Fatmir Bektashi dhe Xhimi Begeja që kanë marrë takime të drejtpërdrejta me pesë familjet e njohura pronare, duke u premtuar se do e mbaronin ata punën si për kthimin e pronës ashtu edhe për privatizimin e kompleksit "Partizani". Por në fakt Ervin Llagami, pretendon të se në takimet e zhvilluara mes tyre, është caktuar që ndërtimet t'i merrte përsipër firma "Kontakt", ndërsa me dokumentacionin ishte 'autorizuar' të merrej Jamarbër Malltëzi. 

Në nëntor 2005 deri kur është bërë privatizimi i Klubit të Futbollit Partizani, është marrë vetë ai dhe vajza e xhaxhait të tij, Rudina Llagami. Në rrëfimin e tij për hetuesit e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka treguar se deri në vitin 2002 ka qenë një ligj që çdo familje i kthehej vetëm 5000 (pesë mijë) m2, më pas ligji ndryshoi.

"U mblodhën të gjithë përfaqësuesit e familjeve, konkretisht kanë qenë Bledar Alimehmeti nga familja Alimehmeti dhe xhaxhai i tij emri i të cilit nuk i kujtohet, Xhim Begeja, Silva Bello (Saliaga) dhe motra e vet, por nuk i lakohet emri për familjen Saliaga si dhe Fatmir Bektashi për familjen Vaqarri, dhe per familjen Llagami ishte Ervini dhe Rudina Llagami. Zakonisht mblidheshin tek lokal 'Begeja' 1900 pranë Gjykatës së Tiranës, në katin e fundit, përballë ish Ekspozitës. Nuk më kujtohet kush i përgatiti kërkesat për në Agjensinë e Kthimit të Pronave në periudhën 2006. Fatmir Bektashi dhe Xhimi Bezeja kishin marrë përsipër para nesh, anëtarëve të tjerë që do e mbaronin ata këtë punë, do interesoheshin ata për këtë punë si kthimin ashtu edhe privatizimin me qellim perfundimtar zhvillimin e pronës,"-tregoi ai.

Po ashtu, rrëfen se ka dijeni që firma "Kontakt" është përzgjedhur si ndërtuese pikërisht në një nga këto takime, që në vitin 1990.

Jamarbër Malltezi autorizohet të marrë depozitë çdo të paluajtshme Tiranë, çdo lloj dokumenti, kontratë për pronat që rezultojnë në emër të porositësit dhe personave që ai përfaqëson. Por në rast të revokimit të kësaj prokure nga gjithë së bashku ose çdo njëri prej tyre, atëherë përfaqësuesit do t'i njihen gjitha shpenzimet e bëra nga ky i fundit deri në momentin e revokimit./ZËRI

Poll

MOS HUMB