Aktualitet

Familjarët dërgojnë ushqim në burgje, Klevis Qose: Është kthyer trend, nuk ka lidhje me cilësinë

Klevis Qose tha se të dënuarit kërkojnë ushqim nga familjarët, pasi ky është kthyer në një trend.

I.F
Familjarët dërgojnë ushqim në burgje, Klevis Qose:
Klevis Qose

TIRANË- Gjatë mbledhjes së Komisionit të Sigurisë një nga temat e diskutuara ishte edhe cilësia e ushqimit në burgje. Deputeti i opozitës, Asllan Dogjani tha se familjarët dërgojnë ushqim në burgje pasi nuk është cilësor.

Ndërsa, Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose tha se të dënuarit kërkojnë ushqim nga familjarët, pasi ky është kthyer në një trend. Ai tha se ushqimi është cilësor dhe ai e ka provuar vetë ushqimin në burgje së bashku me ministrin. Ai tha se është toleruar sjellja e ushqimit si indikator në procesin e rehabilitimit.

“Shko para burgut familjarët e çanta në shpinë njëherë në javë për të dërguar ushqime? A ju dërgoni ushqim ju? Pse të burgosurit nuk e hanë ushqimit? Qytetarët paguajnë taksat, asnjë nuk e ha sepse thonë që nuk është ushqimi i duhur”, tha deputeti Asllan Dogjani.

“Sa i përket pyetjes për ushqimin, në fakt nuk është e vërtetë. Kam qenë vetë në IEVP dhe kemi ngrënë vetë ushqim, unë ministri e bashkëpunëtorët e mi. Por është një trend në burgje për të treguar kapadaillëkun e vet çdo i dënuar, do ta marrë ushqimin nga jashtë. Pavarësisht masave tona në uljen e sasisë, por e kemi futur si një nga pikat e procesit të rehabilitimit për lejimin e futjes së ushqimit nga familjarët duke sjellë ushqim, dikush sjell pak mjaltë, dikujt ia bën bashkëshortja, dikujt vajza se ka me burgim të përjetshëm, se i kanë lënë fëmijët 2 vjeç dhe janë bërë vajzat nga 30 vjeçe, janë martuar dhe i sjell një ushqim. Është toleruar, si indikator në procesin e rehabilitimit”, iu përgjigj Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Klevis Qose. /ZËRI

Poll

MOS HUMB