Aktualitet

Humbi jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike në vendin e punës, arrestohet pronari i një kapanoni që po ndërtohej pa leje

Sipas informacioneve, 47-vjeçari ishte pronari i kapanonit ku ndodhi aksidenti fatal.

M.M
Humbi jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike në vendin
foto ilustruese

ROSKOVEC- Një 47-vjeçar, E.K, është arrestuar në Roskovec në lidhje me vdekjen tragjike të 42-vjeçarit S.B, i cili humbi jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike. Ngjarja ndodhi në një kapanon që po ndërtohej pa leje, ku viktima po punonte.

Sipas informacioneve, 47-vjeçari ishte pronari i kapanonit ku ndodhi aksidenti fatal. Autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe përgjegjësinë e pronarit për shkeljet e sigurisë në punë.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 14.09.2024, për shtetasin S. B., 42 vjeç, i cili dyshohet se humbi jetën pasi ra në kontakt me rrymën elektrike, ju bëjmë me dije se Stacioni i Policisë Roskovec arrestoi shtetasin E. K., 47 vjeç, banues në fshatin Suk-1, Roskovec, pasi në kapanonin që ai po ndërtonte pa lejen e organeve kompetente, humbi jetën duke punuar shtetasi S. B., pa zbatuar rregullat e mbrojtjes në punë.

Poll

MOS HUMB