Aktualitet

Situata e zjarreve/ 11 vatra ende aktive, operacion masiv në Gurë-Lurë, ndërhyrje nga toka dhe ajri

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në të gjitha vatrat aktive, situata po menaxhohet përmes operacioneve nga terreni dhe ajri.

zh.ll
Situata e zjarreve/ 11 vatra ende aktive, operacion masiv në
Foto ilustruese

TIRANË- Shqipëria vijon të jetë nën pushtetin e zjarreve, ku deri në orën 14:00 të kësaj të diele, janë regjistruar 21 vatra, 11 prej të cilave mbeten aktive.

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se në të gjitha vatrat aktive, situata po menaxhohet përmes operacioneve nga terreni dhe ajri. Në Gurë-Lurë, Dibër po vijon operacioni me perimetër të gjerë, ku janë angazhuar një numër i madh forcash në terrem, të mbështetura me ndërhyrjen e avionëve nga ajri.

Situata po monitorohet në të gjitha vatrat aktive, ndëra një vatër e re zjarri është konstatuar në sipërfaqe me barishte dhe shkurre në Leminot të Maliqit, ku po punohet për shuarjen e flakëve. 

Njoftimi i plotë:

Ministria e Mbrojtjes informon se deri në orën 14:00 janë regjistruar 21 vatra zjarri, nga të cilat 11 mbeten aktive dhe 3 janë në monitorim.

Në operacionet për shuarjen e tyre janë angazhuar 387 forca operacionale dhe 23 automjete zjarrfikëse. Në mbështetje janë angazhuar gjithashtu 100 efektivë të Forcave të Armatosura, 2 automjete zjarrfikëse, 3 helikopterë dhe 2 avionë Air Tractor të Forcës Ajrore.

Vatrat kryesore aktive dhe angazhimi:

* Mali i Dajtit, Tiranë – Vijon puna për shuarjen e zjarrit, me mbështetjen e 50 efektivëve të FA dhe 2 helikopterëve të Forcës Ajrore. Nuk ka rrezik për zonat e banuara. Ndërkohë, vatra Priskë–Gurrë e Madhe–Farkë–Lundër është nën kontroll dhe monitorim.

* Vakumone, Shëngjergj – Vijon puna me forcat e MZSH, vullnetarë dhe strukturat vendore. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

* Abaze, Krujë – Zjarri mbetet aktiv, por me intensitet të ulët. Në terren po punojnë 2 automjete zjarrfikëse, 24 efektivë, 10 vullnetarë dhe 15 forca të ADZM. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

* Gurë-Lurë, Dibër – Vijon operacioni në një perimetër të gjerë. Janë angazhuar 115 forca bashkiake, 13 forca policore, 11 ADZM, 14 efektivë MZSH me 2 automjete zjarrfikëse, 7 vullnetarë dhe 50 efektivë të FA, të mbështetur nga 2 avionë Air Tractor dhe një automjet zjarrfikës i FA. Korridoret e hapura kanë penguar avancimin e zjarrit drejt banesave dhe aktualisht nuk ka rrezik për zonat e banuara.

* Qafë Helmes, Dibër/Bulqizë – Zjarri është fikur nga krahu i Bulqizës dhe vijon aktiv në drejtim të Selishtës. Në terren janë 6 forca bashkiake dhe 5 vullnetarë. Nuk ka rrezik për banesat.

* Bruç, Mat – Zjarri ka shtrirje të gjerë në një zonë shkëmbore me akses të vështirë. Në operacion janë 1 automjet zjarrfikës dhe 5 efektivë. Nuk ka rrezik për banesa, stane apo blegtori.

* Lufaj, Mirditë – Vijon puna me 20 forca për hapjen e korridoreve ndarëse, ndërsa në mbështetje është angazhuar edhe 1 helikopter i FA. Vatra mbetet aktive, por me intensitet më të ulët.

* Tharri, Mirditë – Vatra është vënë nën kontroll. Në terren janë 2 automjete zjarrfikëse, 8 efektivë MZSH, 8 forca bashkiake, 15 vullnetarë dhe 5 policë, ndërsa vijon puna për fikjen e plotë.

* Fushë-Lajë, Pukë – Zjarri nuk paraqet intensitet të lartë, megjithëse ka përhapje në sipërfaqe. Në operacion janë 2 automjete zjarrfikëse, 10 efektivë MZSH dhe 16 forca bashkiake. Nuk ka rrezik për zonat e banuara.

* Rrjoll, Shkodër – Vatra ndodhet në terren të paarritshëm; situata monitorohet nga afër dhe është përdorur edhe dron për evidentimin e shtrirjes së saj.

* Trevllazër, Vlorë – Vatra është nën kontroll, ndërsa MZSH vijon punën për shuarjen e plotë.

* Leminot, Maliq – Një vatër e re është evidentuar në sipërfaqe me barishte dhe shkurre; MZSH Maliq është në terren dhe po punon për shuarjen.

Poll

MOS HUMB