Aktualitet

Afera me kompleksin Partizani, avokatët e Berishës braktisin seancën

Avokatët e Berishës kanë vendosur të largohen pasi u janë rrëzuar disa kërkesa nga Gjykata, duke e lënë të papërfaqësuar klientin e tyre.

k.m.
Afera me kompleksin Partizani, avokatët e Berishës braktisin
Genc Gjokutaj

TIRANË- Dy përfaqësuesit ligjorë të ish-kryeministrit Sali Berisha, Genc Gjokutaj dhe Sokol Mëngjesi kanë braktisur seancën që po zhvillohet në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për dosjen "Partizani". Ata kanë vendosur të largohen pasi u janë rrëzuar disa kërkesa nga Gjykata, duke e lënë të papërfaqësuar klientin e tyre. Në një deklaratë për mediat, sipas tyre, qëllimi i Gjykatës së Posaçme është që Berisha të përfaqësohet nga një avokat "kryesisht".

“Ne u paraqitëm sot në seancë, kemi paraqitur një kërkesë dje për përjashtimin e gjyqtaren Irena Gjoka dhe sot kemi bërë kërkesë të na japë procesverbalin, materialin audio të seancës së kaluar. Kemi kërkuar që Gjykata të na japë një kopje të akteve. Gjykata pretendon se e ka vendosur dje. Pa u njohur me aktet ka vendosur vazhdimin e seancës. Ne kemi kërkuar nga gjykata që ti dërgojmë Kushtetueses për të vendosur për ligjshmërinë e masës së sigurisë për Berishën. Gjykata duke qenë në dijeni të kërkesës, e rrëzoi. Gjykata po Gjykata po përdor instrumenta dhe justifikime për të mos na njohur me aktet. Në fakt seanca e verifikimit të sigurimit shikon edhe aktet. Pyetje mos më bëj mua mund të pyesësh në Gjykatë. Ju s’mund të më pyesni mua se çfarë mund të bëjë gjykata. Kjo gjykatë shkelëse e ligjit, binomi i SPAK dhe GJKKO duan të bëjnë çtë duan. duan ta vazhdojnë procesin me avokat kryesisht, le ta vazhdojnë. Është shkelja më e vogël,”- tha ai.

Ish-kryeministri Sali Berisha akuzohet për "korrupsion pasiv'. Në privatizimin e klubit sportiv “Partizani”, dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi akuzohet për “korrupsion pasiv” dhe “pastrim parash”, e po ashtue dhe ndërtuesi Fatmir Bektashi. Malltezi dyshohet se ka kryer korrupsion pasiv në bashkëpunim me vjehrrin e tij Sali Berisha, duke shfrytëzuar pushtetin e tij si kryeministër, duke përfituar nga privatizimi i Partizanit, për të ndërtuar më pas komplekse banimi./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB