Aktualitet

Autobusi përplaset me makinën në Cërrik, 6 të lënduar

Shoferi i makinës dhe 5 pasagjerë të autobusit janë lënduar nga përplasja e mjeteve. Policia shprehet se po kryhen veprime proceduriale për shoferin e autobusit.

D.XH
Autobusi përplaset me makinën në Cërrik, 6 të
Foto ilustruese

CËRRIK - Një aksident automobilistik ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Cërrik-Gostimë. Një autobus dhe një makinë janë përplasur me njëra-tjetrën.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i makinës është dërguar në spital, për të marrë ndihmë mjekësore. Edhe pesë pasagjerë në autobus morën ndihmë shëndetësore. Mbi drejtuesin e autobusit po kryhen veprime proceduriale. Vijon puna për zbardhjen e aksidentit.

Njoftimi i policisë:

Në aksin rrugor Gostimë-Cërrik, janë përfshirë në aksident rrugor autobusi me drejtues shtetasin A. Xh., 51 vjeç, dhe automjeti me drejtues shtetasin O. Sh., 52 vjeç.

Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi O. Sh., i cili është dërguar në spital, ku ndodhet në gjendje jashtë rrezikut për jetën. Në spital u dërguan edhe 5 shtetas të tjerë, pasagjerë në autobus, të cilët pasi kryen ekzaminimet mjekësore, u larguan në banesa.

Me drejtuesin e autobusit, shtetasin A. Xh., po kryhen veprimet procedurale.

Shërbimet e Sektorit të Qarkullimit Rrugor dhe grupi hetimor vijojnë punën, për sqarimin e rrethanave të aksidentit./Zëri.ai/ 

Poll

MOS HUMB