Aktualitet

Shtyhet për nesër seanca për Jorgo Goron

Ende nuk dihet se përse është vendosur shtyrja e njohjes me masës e sigurisë.

k.m.
Shtyhet për nesër seanca për Jorgo Goron
Jorgo Goro

TIRANË- Jorgo Goro dhe 3 nga bashkëpunëtorët e tij duhet që të dilnin sot para togave të zeza të Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, por seanca është shtyrë për ditën e nesërme. Ende nuk dihet se përse është vendosur shtyrja e njohjes me masës e sigurisë, pasi ende nuk ka një njoftim zyrtar nga ana e GJKKO-së. 

Masat e sigurisë të kërkuara nga SPAK:

- Jorgo Goro, “Arrest në burg”

- Stavri Mëhilli, “Arrest në burg”

- Bilbil Aliaj, “Arrest në shtëpi”

- Vezir Gjikoka, “Arrest në shtëpi”

- Jerasimo Bashi, “Arrest në shtëpi”

Jorgo Goro akuzohet se ka firmosur për tjetërsimin e një prone rreth 5 mijë metra katrorë nga arë bujqësore në sipërfaqe truall. Në rastin e dytë nëpërmjet dokumentave të firmosura, sërish nga Goro u zhvendos një sipërfaqe tokë bujqësore prej 5080 m2, e cila iu vendos një tjetër pasurie, të gjitha në favor të familjes Mëhilli. Më pas, në bazë të këtyre dokumentave, u dha leje ndërtimi për një kompleks turistik nga bashkëshorti i ish-ministres së Mbrojtjes, Olta Xhaçka, Artan Gaçi. Aktualisht Goro dhe Bashi janë në "arrest me burg"; në “arrest shtëpie” janë Bilbil Aliaj dhe Vezir Gjikoka; ndërsa Stavri Mëhilli është shpallur në kërkim./ZËRI

Poll

MOS HUMB