
Erjon Bani dhe Irena Gjoka
TIRANË- Erjon Bani do të jetë zëvendëskryetari i ri i Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Zgjedhja e Banit vjen pas përfundimit të mandatit të Irena Gjokës. Në procesin zgjedhor morën pjesë në 9 gjyqtarë. Bani u zgjodh si zv.kryetar i Shkallës së Parë të GJKKO me 6 vota pro. Ndërsa 3 vota shkuan për kandidatin tjetër në garë, Erjon Çela.
Bani do të ushtrojë kompetencat e kryetarit të GJKKO, deri në zgjedhjen e kryetarit të kësaj gjykate nga Këshilli i Lartë Gjyqësor. Mandati i zv.kryetar është 3-vjeçar. Irena Gjoka ishte zgjedhur në këtë detyrë më 24.03.2021/ZËRI
Poll