
ITALI- Një 33-vjeçar shqiptar u mor peng për 16 orë për një borxh! Ngjarja ndodhi 2 ditë më parë,në zonën e Bolonjës, ku 4 persona (mes të cilëve një italian), rrëmbyen dhe e torturuan për 16 orë një shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk dihet. Sipas mediave italiane, shkak për ngjarjen mund të jetë një borxh prej 50-60 mijë eurosh që shqiptari mund t'i ketë marrë ndonjërit prej tyre, jo ai vetë. Por kushëriri i tij!
Pasi e morën peng, e lidhën me kabllo, e dhunuan brutalisht dhe e kërcënuan me armë zjarri. Më pas, ikën dhe e lanë të ulur në një karrike drurui në një fermë të braktisur në zonën e Savignos. Sesi është bërë i mundur lokalizimi i tij, ende nuk dihet, por mediat italiane raportojnë se Policia ka vendosur në pranga 4 pengmarrësit, ndërsa 33-vjeçari ndodhet në spital, ku edhe po kurohet për disa fraktura dhe plagë të rënda.
Në spital po trajtohet për disa fraktura në nofull, në gropat e syve, në kokë, nëpër kyçe, por edhe në fyt, pasi disa herë kishin tentuar që ta mbysnin. Megjithatë, fatmirësisht asnjë prej plagëve nuk i rrezikon jetën.
Ndërkohë që kanë nisur hetimet për të zbuluar shkakun e kësaj pengmarrjeje. Pista e parë dhe e vetme që po ndiqet është ajo që ka lidhje me një borxh prej 50-60 mijë eurosh që as nuk i ka marrë shqiptari i marrë peng, por i afërmi i tij. Por nuk dihet përse janë marrë këto para.
Dyshohet se janë një borxh droge, apo me një "porosi" që duhej të ishte ndarë mes tyre, por deri më tani askush nuk flet. Shqiptari i torturuar i frikësohet hakmarrjes dhe nuk ka dhënë asnjë dëshmi as për dhunën e ushtruar ndaj tij. E gjithë tortura është konfirmuar nga hetimet, pasi shtëpia ku ishte braktisur, ishte plot me të shenja, që e bënë shumë të lehtë kapjen e autorëve. Kështu, këta të fundit pritet të japin versionin e tyre lidhur me ngjarjen./ZËRI