Aktualitet

Shqiptarja vritet nga ish-bashkëshorti në Itali, i zuri pritë në rrugë dhe e qëlloi me thikë

Dyshja kanë dy fëmijë të moshës 21 dhe 23 vjeç.

F.m
Shqiptarja vritet nga ish-bashkëshorti në Itali, i zuri pritë
Gentiana Hudhra

ITALI- Gentiana Hudhra, 45 vjeç, nënë e dy fëmijëve, është vrarë nga ish-bashkëshorti i saj, gjithashtu shqiptar. Ngjarja e rëndë ka ndodhur këtë mbrëmje në Tolentino, në trotuar, teksa 45-vjeçarja po shkonte në punë. Ish-bashkëshorti, 55 vjeç, gjithashtu shqiptar, i zuri pritë Gentianës dhe e qëlloi me thikë në rrugë. Dëshmitarë të krimit u bënë dhjetëra kalimtarë.

"Dëgjova një britmë dhe dola nga bari - thotë një dëshmitar -, gruaja ishte në tokë dhe ai vazhdonte ta godiste me shqelma, pastaj u ul në një stol dhe tha 'Bëra atë që duhej'".

Gentiana Hudhra punonte si kujdestare. Dyshja kanë dy fëmijë të moshës 21 dhe 23 vjeç. Shërbimet sociale janë aktivizuar për mbështetje psikologjike. Zëvendësprokurori Enrico Riçioni ka marrë në dorë dosjen e krimit.

Poll

MOS HUMB