Aktualitet

Shqiptari ndërron jetë në aksident në Itali, në makinë gjendet çantë e dyshimtë

Policia italiane sqaron se nga aksidenti ka ndërruar jetë 38-vjeçari shqiptar Saimir Gjoka. Një pasagjer në mjetin e Gjokës ka ikur me vrap, përpara se të mbërrinin karabinierët. Në automjet u gjet një çantë me para.

D.XH
Shqiptari ndërron jetë në aksident në Itali, në
Aksident në autostradë

MODENA-  Një aksident fatal ka ndodhur dje në orët e vona të mbrëmjes në autostradën e Modenës, pranë Cognentos.

Dy makina që do të shkonin drejt Bolonjës janë përplasur pak pas orës 22:00. Një 38-vjeçar nga Shqipëria, Saimir Gjoka, ka gjetur vdekjen e menjëhershme pas përplasjes. Trupi i pajetë i Gjokës është nxjerrë nga zjarrfikësit, që mbërritën në vendngjarje.

55-vjeçari që udhëtonte në makinën tjetër të aksidentuar, ka mbetur i plagosur lehtë. Policia rrugore, e cila ka hetuar rastin, ka gjetur në makinën e viktimës një çantë plot me para dhe mallra të dyshimta.

Policia është vënë në kërkim edhe të pasagjerit tjetër të mjetit, që drejtohej nga Gjoka. Kjo, pasi ai ka shpëtuar nga përplasja, por se është aratisur, duke ecur nëpër fushat pranë rrugës kryesore./Zëri.ai/

Poll

MOS HUMB