Aktualitet

'Baba' ishte 'koka' e grupit, sekuestrohet mbi 10 milon $ kokainë në Peru! Shqiptarët 'bënin ligjin'

Sipas autoriteteve, mafia shqiptare është një nga më të fuqishmet në Evropën Juglindore. 

E.K
'Baba' ishte 'koka' e grupit, sekuestrohet mbi 10 milon $
Droga

PERU- Një megaoperacion policor në Peru ka çuar në sekuetsrimin e një sasie kokaine, e cila kapte vlerën e mbi 10 milionë dollarëve në treg. Sipas autooriteteve operacioni u krye në tre pika të ndryshme dhe në total u sekustruar 114 pako kokainë. 

Drejtuesi i organizatës, i identifikuar si Nicola Berishaj, alias “Baba”, është një shtetas malazez, i cili dyshohet se vepron si ‘’koka’’ i trafikantëve shqiptarë të drogës. Sipas autoriteteve, mafia shqiptare është një nga më të fuqishmet në Evropën Juglindore. Agjentët antidrogë deklaruan se organizata kriminale ishte gati të eksportonte drogën përmes portit Chalaco.

Mes të arrestuarve është edhe Segundo Fernando Sangama Flores, i njohur ndryshe si “Chuy”, i cili ishte përgjegjës për ruajtjen e kokainës. Në zonën ekskluzive të El Sol de La Molina, Juan Reina Sánchez, alias Caballo, u arrestua në posedim të mijëra thembra, euro dhe dollarë. Sipas Policisë, Reina Sánchez ishte përgjegjëse për koordinimin me zonën e prodhimit në Huallaga dhe pellgun e lumit Palcazu.

Gjatë operacionit u sekuestruan 1290 euro, 3587 dollarë dhe më shumë se 32 mijë soles në 100 kartëmonedha, përveç bizhuterive dhe dhjetëra pajisjeve që përdorte organizata për të komunikuar pa u zbuluar.

Nga hetimi u zbulua gjithashtu se Nicola Berishaj, alias “Baba”, pozonte si pastor i një kishe ungjillore për të mos ngjallur dyshime. Pavarësisht se është identifikuar nga policia, Berishaj ka arritur të largohet nga vendi dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Sipas hetimeve, “Baba” kishte kryer tashmë të paktën një dërgesë droge drejt Europës së bashku me bashkëpunëtorët e tij peruan. 

Autoritetet vijojnë kërkimet për Berishën dhe një person kyç në organizatë, i njohur si “Doktori”, i cili identifikohet si koordinatori kryesor për paketimin e kontejnerëve në portin e parë. Ky individ është identifikuar si Santiago Jiménez Velásquez, një njeri i besuar i ‘’kokës’’ së grupit kriminal./Zëri.ai

Poll

MOS HUMB