Aktualitet

Shqiptari kapet në Itali me 25 kg kokainë dhe armë, droga e fshehur në shtëpinë e prindërve

Droga ishte fshehur në funde false në makinë, në shtëpinë në Spello dhe në shtëpinë e prindërve të të arrestuarit, në Foligno.

F.I
Shqiptari kapet në Itali me 25 kg kokainë dhe armë, droga e
droga e sekuestruar

ITALI- Një operacion i madh antidrogë u zhvillua nga Guardia di Finanza e Perugia në Itali, ku një shqiptar u vendos në pranga dhe u kap rreth 25 kilogramëve kokainë, me vlerë mbi 2,5 mln euro në tregun e pakicës. Shqipatrit gjatë arrestimit iu gjet një armë pistoletë dhe një sasi valute prej 56 mijë euro cash.

Droga ishte fshehur në funde false në makinë, në shtëpinë në Spello dhe në shtëpinë e prindërve të të arrestuarit, në Foligno. Pakot e drogës ishin të stampuara me kodin sekret "458", që dyshohet se nënkupton financuesin dhe pritësin e mallit.

Konkretisht në shtëpinë e prindërve të tij u gjetën një pistoletë Beretta, një bllok kokaine, një peshore precize dhe 46 mijë euro para të gatshme, si dhe disa pajisje telefonike, disa prej të cilave ishin "të koduara".

Shqiptari dyshohej se ishte i përfshirë në një trafik droge aktiv midis Spellos, Folignos dhe pjesës tjetër të provincës. Prandaj, pas operacioneve të synuara të mbikëqyrjes dhe kontrollit të kryera gjatë javëve të fundit nga Guardia di Finanza e Perugia-s, dolën ato që konsiderohen "prova konkrete rrethanore", mbi përfshirjen e tij aktuale në aktivitete të paligjshme.

Poll

MOS HUMB