Aktualitet

“Flakë në det”/ SPAK kërkon 168 vite burg për 'Baronin e drogës', Gëzim Çela dhe 12 të tjerë

SPAK kërkon 168 vite burg për trafikantët e drogës që janë pjesë e grupi të drejtuar nga Gëzim Çela, i njohur si “Baroni”.

F.I
“Flakë në det”/ SPAK kërkon 168 vite burg për
Gëzim Çela

TIRANË-Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën dhe kërkon 168 vite burg për trafikantët e drogës që janë pjesë e grupi të drejtuar nga Gëzim Çela, i njohur si “Baroni”. Prokuroria e Posaçme kërkon që anëtarët e grupit të trafikimit të lëndëve narkotike të shpallen fajtorë për veprat penale “Trafikimi i narkotikëve”, e kryer në bashkëpunim në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”. Ndërkohë, Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka pranuar kërkesën e grupit të Gëzim Çelës për gjykim të shkurtuar.

Lista me emrat e anëtarëve të grupit dhe dënimi që kërkohet për ata.

-Arlind Isamailukaj, 15 vite burg me gjykim të shkurtuar më 10 vite burg
-Gëzim Çela , 16 vite burg, me gjykim të shkurtuar 10 vite e 8 muaj burg
-Nerim Çela , 14 vite burg me gjykim të shkurtuar  9 vite e 4 muaj burg
-Armando Mema, 12 vite burg me gjykim të shkurtuar 8 vite burg
-Dritan Mataj, 12 vite burg me gjykim të shkurtuar 8 vite burg
-Arben Dalipaj, 14 vite burg me gjykim të shkurtuar 9 vite e 4 muaj burg
-Besnik Brokeri, 12 vite burg me gjykim të shkurtuar 8 vite burg
-Alket alis Dritan Deda, 12 vite burg me gjykim të shkurtuar 8 vite burg
-Selami Lushka, 12 vite burg me gjykim të shkurtuar 8 vite burg
-Kyrylo Ponomarego, 13 vite burg me gjykim të shkurtuar 8 vite e 4 muaj vite burg
-Ksenofon Bodo, 12 vite burg me gjykim të shkurtuar 8 vite burg
-Armando Papa, 12 vite burg me gjykim të shkurtuar 8 vite burg
-Kostiantyn Biellon, 12 vite burg me gjykim të shkurtuar 8 vite burg

Operacioni “Flakë në det” u zhvillua nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion në muajin gusht të vitit 2023, ku të arrestuarit dyshohen nga organi i akuzës se kanë kryer trafik të lëndëve narkotike nëpërmjet rrugëve detare. SPAK dhe Policia kishin informacione për një shkëmbim të mundshëm të drogës në det të hapur, në zonën e Patokut (Kurbin), përmes gomoneve, të cilat u përdorën për të shkëmbyer hashashin me kokainë në det. Droga u soll nga dy ukrainas, të cilët sapo panë policinë, braktisën velierën në det. Sipas SPAK, Gëzim Çela dhe Arlind Ismailukaj janë drejtuesit e grupit të strukturuar kriminal që morën përsipër dhe organizuan trafikun e 41 kg heroinë, e cila u sekuestrua më 31 mars 2023, në rrugën nacionale Tiranë-Fushë Krujë. 

Drejtuesi i grupit, Gëzim Çela, i njohur edhe si “baroni” i drogës, është ekstraduar në datën 7 Mars nga Kosova, ku u arrestua në fund të vitit 2023. Gëzim Çela prej 2006-ës ishte në kërkim nga policia për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike. Bazën e kishte në zonën e Fushë Kuqes. ‘Baroni i drogës’ Gëzim Çela u arrestua më 8 dhjetor në Kosovë. Gjatë këtij operacioni, u arrestua për ndihmë ndaj tij, shefi i komisariatit të Laçit, Dritan Meta.

Në momentin e arrestimit në 8 dhjetor 2023, 55-vjeçari ishte në shoqërinë e dy femrave nga Shqipëria. Nga kontrollet e ushtruara atij iu gjetën karta identiteti si shtetas i Kosovës. Ai qarkullonte me identitet të ndryshuar si Bekim Bajraktari, ndërkohë që dyshohet se është ndihmuar nga shqiptarë të Kosovës, për t’iu fshehur kaq gjatë drejtësisë shqiptare. Gjithashtu Çela shfaqet më ndryshe dhe në pamjen e tij, ku dyshohet se ka kryer ndërhyrje estetike, në mënyrë që të mos identifikohej./ZËRI

Poll

MOS HUMB