
SELANIK- Një 36-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e Policisë pas terrorit të ushtruar në një sallon bukurie në qendër të qytetit, ku kërkonte të merrte prej andej 600 euro. Shumë e lënë më parë si parapagim nga një 56-vjeçare. Kjo e fundit e kishte dërguar shqiptarin në sallon për ti marrë mbrapsht.
Emri i shqiptarit nuk është bërë i ditur, por siç shihet dhe në pamjet e publikuara nga mediat greke ai mban faturën në dorë dhe kërkon të marrë paratë në të kundërt do marrë të gjithë xhiron ditore, që sipas autoriteteve kapte vlerën e rreth 2000 eurove.
(Kliko këtu për të parë videon)
Protothema shkruan se gruaja që e dërgoi 36-vjeçarin për të marrë paratë nga qendra e bukurisë, është drejtoreshë e një prej shkollave private më historike në Selanik dhe kishte dhënë paradhënie për të bërë liposuksion. Më pas ka kërkuar rimbursim, por procesi i rimbursimit është vonuar. Këtu ka nisur dhe konflikti. Pas marrjes në pyetje, shqiptari është liruar nga burgu dhe është lënë në masën e sigurisë ‘Detyrim paraqitjeje”./Zëri.ai