Aktualitet

Shqiptarët, PRO apo KUNDËR abortit në adoleshencë?

Por si mendojnë shqiptarët, janë pro apo kundër abortit në adoleshencë? Për këtë kemi dalë këtë të hënë në rrugët e kryeqytetit, për të marrë mendimin e tyre. Ndiqni përgjigjet.

Edon Kuqi
Shqiptarët, PRO apo KUNDËR abortit në adoleshencë?
Qytetarët dhe gazetari Edon Kuqi

TIRANË- Ministria e Shëndetësisë ka bërë gati një projektligjin “Për shëndetin seksual dhe riprodhues” që ka si qellim garantimin e të drejtave seksuale dhe riprodhuese të individëve. Projektligji është në fazën e konsultimit dhe ka për qëllim rregullimin ligjor kryesisht për teknikat e riprodhimit mjekësor të asistuar dhe ndërprerjen e shtatzënisë, përfshirë edhe shtatzënitë me surrogato.

Sipas projektligjit ndërprerja e shtatzënisë kryhet në një institucion shëndetësor të akredituar publik ose jo publik, që plotëson kushtet e përcaktuara në këtë ligj dhe në udhëzimin përkatës të ministrit përgjegjës për shëndetësinë. Pjesë e draftit të propozuar është dhe mundësia e abortit tek adoleshentet. Kështu në projektligjin e Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se të miturat e pamartuara mbi 16 vjeç mund të japin vetë pëlqimin për ndërprerjen vullnetare të shtatzënisë, por të paktën njeri nga prindërit ose kujdestari ligjor duhet te informohen per vendimin e saj. 

Por si mendojnë shqiptarët, janë pro apo kundër abortit në adoleshencë? Për këtë kemi dalë këtë të hënë në rrugët e kryeqytetit, për të marrë mendimin e tyre. Ndiqni përgjigjet./ZËRI

Poll

MOS HUMB