
TIRANË- Një tjetër ngarkesë drejt Kroacisë është ndalur në kufi! Një ngarkesë me speca, që ishte e destinuar që të shkonte drejt Kroacisë është refuzuar. Më datë 12 Mars, përmes sistemit të alarmeve të shpejta të BE-së (RASFF), në Kroaci është kapur një ngarkesë me speca nga Shqipëria, me përmbajtje shumë të lartë pesticidesh – të klasifikuara me rrezik të lartë për konsumatorin. Për RAFSS, njoftimi i dhënë në kufi ka qenë: Serioze!
Në këtë ngarkesë, në kufi kanë gjetur një ngarkesë të tepërt "flonicamidi".
*Flonicamidi është një insekticid që përdoret në fushë dhe në serra. Ka një tretshmëri të lartë në ujë dhe një paqëndrueshmëri të ulët. Ai përdoret kundër dëmtuesve hemipterous, si afidet dhe mizat e bardha, dhe dëmtuesit tizanopterë. Pesticidi ka një toksicitet të moderuar tek gjitarët (në këtë kategori futen njerëzit) dhe mund të jetë helmues për mëlçitë dhe veshkat.
Por edhe pse lajmërimi me "alarm të kuq" është dhënë nga Rapid Alert System for Food and Feed (RASFF) asnjë njoftim zyrtar nuk ka nga ana e Ministrisë së Bujqësisë. Edhe pse ka kaluar thuajse një muaj nga njoftimi, nuk dihet se ku ka përfunduar kjo ngarkesë? Është asgjesuar, apo janë shpërndarë në tregun shqiptar njëjtë siç ndodhi me mandarinat? Kush është subjekti eksportues? Për të gjitha këto pyetje ende nuk ka asnjë përgjigje nga autoritetet. Në rastin e mandarinave me pesticide, të cilat u refuzuan nga Kroacia, u kthyen dhe u shitën në vendin tonë. Për këtë rast, ka pasur edhe persona të prangosur, ndërsa për çështjen e specave nuk ka asnjë njoftim zyrtar./ZËRI