Aktualitet

Shpërthimi në Lushnjë ku vdiqën babë e bir, si shpëtoi mrekullisht djali i vogël

Gjatë sjpërthimit ka qenë i pranishëm edhe djali i vogël i viktimës, Klejdi Hoxha.

f.t
Shpërthimi në Lushnjë ku vdiqën babë e bir, si
Elidon Hoxha dhe Roland Hoxha

LUSHNJË- Në momentin e shpërthimit të fuqishëm në Lushnjë ku mbetën të vdekur babë e bir, Roland dhe Elidon Hoxha, i pranishëm ka qenë edhe djali i vogël i viktimës, Klejdi Hoxha. Kështu ka deklaruar shoku i tyre i mitur, I.Sota, i cili në momentin kur ndodhi shpërthime kishte shkuar në mabientet e kapanonit për të takuar dy shokët e tij Ai deklaron se rreth orës 15;40, ka vajtur dhe ka takuar dy shokët e tij të cilën quhen Elidon Hoxha dhe Klejdi Hoxha, të cilët po punonin dhe aty ka parë dy shokët e tij dhe babanë e tyre, si dhe disa punëtor të tjerë të cilët ishin lartë  me vinç.

“Ata kishin një pajisje prerëse që nxirrte flakë si saldim. Vinçi kishte një krahë dhe ishte i ngritur lartë dhe këta shtetas filluan të prisnin me atë prerëse si flakë tek magazina që ishin duke punuar”, -ka deklaruar ai.

Në këtë kohë ai ka dëgjuar një shpërthim të fuqishëm dhe është rrëzuar në tokë. Aty një person e ka marrë dhe e ka çuar në spital.

Si ndodhi shpërthimi?

Ngjarja ka ndodhur më 1 Mars rreth orës 16:05 në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Plasmasit" në një kapanon në punim e sipër. Pak minuta pas vinçierit Roland Hoxha, ka humbur jetën dhe djali i tij 20 vjeç Elidon Hoxha. Të plagosur kanë mbetur 7 persona të tjerë, mes tyre deputeti socialist Bujar Çela dhe nënkryetari i Bashkisë Elton Korreshi. Dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë./ZËRI

Poll

MOS HUMB