Aktualitet

DOSJA/ Magazina në pronësi të Bujar Çelës përdorej nga tre persona

Sipas dosjes, ambjenti në pronësi të deputetit të PS-së, Bujar Çela shfrytëzohej edhe nga Shaqir Kasapi, i cili kishte marrë me qera biznesin e Çelës.

f.t
DOSJA/ Magazina në pronësi të Bujar Çelës
Bujar Çela

LUSHNJË- Pronari i magazinës ku ndodhi shpërthimi që i mori jetën 2 personave në Lushnje është deputeti i Partisë Socialiste, Bujar Çela. Këtë fakt e bën me dije dosja e Prokurorisë së Fierit. Në dosje theksohet se deputetit Bujar Çela iu dha afat 1-vjeçar me objekt për tregtimin dhe magazimin e materialeve të ndryshme, por sipas hetimeve, ai ka tejkaluar afatet. Tek magazina e deputetit po kryeshin rregullime për një ambjent sanduiçash, prej disa muajsh sipas dëshmitarëve dhe punonjësve. 

"Nga hetimet paraprake ne drejtim e Prokurorise Prane Gjykates së Shkallës së Parë të Jurdiksionit të Përgjithshëm Fier është bërë kqyrja e vendit të ngjarjes, e cila ndodhet në lagjen “ Karbunar e madhe, Lushnje,buze rruges Rrethrrotullimi i Plasmasit-Rrethrrotullimi i Savres ne magazinen e shteasit Bujar Çela.  Kontrate Nr.rep7816 kol4415 date 27.11.2023 , me sipermarres Gjini Construksion dhe pronarr Bujar Çela. Ektarkt hitorik Gjini Construksion Nisuar nga hetimet paraprake të kryera nën drejtimin e Prokurorise Prane Gjykates së Shkallës së Parë të Jurdiksionit të Përgjithshëm Fier ka rezultuar se për objektin ku ka ndodhur shpërthimi, nga Bashkia Lushnje, në muajin shtator 2023 është miratuar leja ndërtimore për objekt 1 kat për tregtimin dhe magazinimin e materialeve te ndryshme në emër te shtetasit Bujar Çela me afat 1 vjecar, por që pas aktit të konstatimit të datës 02.03,2024 nga Inspektoriati Vendor i Mbrojtjes së Territorit bashkia Lushnje ka rezultuar se subjekti që ka kryer punimet ne objekt ka tejkaluar lejen e ndërtimit të dhënë nga Bashkia Lushnje.” – thuhet në dosje.

Sipas dosjes ambienti në pronësi të deputetit të PS-së, Bujar Çela shfrytëzohej edhe nga Shaqir Kasapi, i cili kishte marrë me qera biznesin e Çelës, ku prodhon xhama, profile alumini, dyer, dritare etj. Nga Saimir Korreshi, i cili kishte biznesin COCA-COLA me pije të ndryshme. Dhe Bujar Lila, i cili ka një filial tragti profile alumini në Lushnjë në pronën e Çelës.

“Nga hetimet paraprake ne drejtim e Prokurorise Prane Gjykates së Shkallës së Parë të Jurdiksionit të Përgjithshëm Fier është bërë kqyrja e vendit të ngjarjes, e cila ndodhet në lagjen “ Karbunar e madhe, Lushnje,buze rruges Rrethrrotullimi i Plasmasit-Rrethrrotullimi i Savres ne magazinen e shteasit Bujar Çela. Nga kqyrja vihet re se ne ambientin e perbashket ne anen veriperndimore gjendet magazine ne ndertim e siper e shtetasit Bujar Çela, po kete ane verilindore gjendet magazine ne perdorim nga shtetasi Shaqir Kasapi dhe ne anen veri-lindore gjendet magaizna ne perdorim nga shtetasi Saimir Korreshi. Në magazinën në përdorim të shtetasit Shaqir Kasapi tavani, struktura metalike eshte demtuar ne anen jugore, xhamat fasade jane te thyera dhe ne pjesen e jashteme te murit  gjenden xhama te thyer. Ne kete ane vihen re se  edhe pjesa anesore e anes jugore te magazines ne perdorim te shtetasit Saimir Korreshi, panelet sanduiç jane të spostuara nga vendi i tyre,” -thuhet në dosje.

Fillimisht dyshohej se shpërthimi të kishte ardhur si pasojë e tensionit të lartë. Më pas nga hetimet paraprake ekspertët dyshuan se shkak për shpërthimin është bërë njëra nga 2 bombolat që po transportoheshin me vinç. Babë e bir, Roland dhe Elidion Hoxha, manovratorë, kanë qenë duke ngritur me vinç dy bombula oksigjeni që do të përdoreshin për saldime në çatinë e magazinës (kapanonit). Ekspertët e policisë së Lushnjës kanë dalë në përfundim se shpërthimi në kapanonin në ndërtimi në pronësi të deputetit të Partisë Socialiste, Bujar Çela në lagjen e “Karbunarë e madhe”, ka ndodhur për shkak të një avarie në punë. Ndaj deputetit të PS-së, Bujar Çela, por edhe përgjegjësve të punimeve pritet të ngrihen tre akuza.

Si ndodhi shpërthimi?

Ngjarja ka ndodhur më 1 Mars rreth orës 16:05 në vendin e quajtur "Rrethrrotullimi i Plasmasit" në një kapanon në punim e sipër. Pak minuta pas vinçierit Roland Hoxha, ka humbur jetën dhe djali i tij 20 vjeç Elidon Hoxha. Të plagosur kanë mbetur 7 persona të tjerë, mes tyre deputeti socialist Bujar Çela dhe nënkryetari i Bashkisë Elton Korreshi. Dy prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë./ZËRI

Poll

MOS HUMB