LUSHNJE- Të tjera rrëfime janë siguruar nga dosja e plotë e përpiluar nga Prokuroria e Fierit për shpërthimin e ndodhur në Lushnje. Më poshtë janë listuar rrëfimet e "të punësuarëve" në magazinat që ishin ngritur në truallin në pronësi të Bujar Çelës, deputet i Partisë Socialiste në rrethin e Lushnjes. 7 persona, që ndodheshin në vendin e ngjarjes, por që fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime nga shpërthimi kanë treguar se janë shokuar nga ajo që ndodhi. Madje një prej tyre, Rezar Ymeri tregoi se ishte i pari që pa viktimat, Roland dhe Elidion Hoxhën të shtrirë. Ai rrëfen se Rolandi nuk reagonte pasi kishte ndërruar jetë në vend, ndërsa të birit, nga shpërthimi, i ishin djegur edhe rrobat e trupit.
"Ai ka shkuar aty pranë dhe ka parë dy persona njëri ishte në makinën vinç në anën e pasagjerit, i cili ishte i gjetur dhe pa rroba në trup dhe një person tjetër i gjymtuar në tokë dhe nuk reagonte,"-tregon ai.
PJESË NGA DOSJA E PROKURORISË, FLASIN TË PUNËSUARIT:
Është pyetur shtetasi Bledar Lika ku shpjegon se që punon si shitës te biznesi COCA-COLA në pronësi të shtetasit Saimir Boreshi ka qënë duke punuar në magazinë ku ka dëgjuar një zhurmë të fortë dhe valë goditëse ku ka thyer xhamat e biznesit dhe një copë hekuri ka goditur në kokë klientin me emrin Sokol, ndërko në biznes ka pas shumë njerëz që dilnin dhe ka ardhur ambulanca që erdhi të marrë klientin Sokolin. Me pas morrëm vesh që magazina e shtetasit Bujar Cela kishte marrë flakë dhe ndërko ishte dëmtuar dhe vet ai. Te magazina po kryeshin rregullime në llogari të shtetasit Bujar Cela të cilat kishin një muaj dhe po saldonin dhe po bëheshin profilet sanduic, por nuk kamë dijeni se cili po i kryente këto punime.
Është pyetur shtetasi Alfred Tabaku, ku shpjegon se rreth orës 15:30 kamë qënë te pika e shumicës Saimir Koreshi te plasmasi për të dorëzuar disa pije freskuese dhe në këto momente ka dëgjuar një zhurmë të fuqishme dhe valë goditëse aty kanë qënë të pranishëm Bledar Lika, Rezar Umeri dhe një klient me emrin Sokol i cili u godit në kokë nga një hekur.Alfredi ka qënë në një largësi pesëdhjetë ose gjashtëdhjet metra nga magazina ku ishte një si tip vinci dhe po kryeshin punimet. Shtetasi nuk ka dijeni kush është pronari i ktyre magazinave sepse ai komunikon me Saimir Koreshin.
Është pyetur shtetasi Rezar Ymeri, deklaron se është i punësuar te biznesi i shtetasit Saimir Korreshi dhe aty pranë po ndërtohej një kapanon që mesa dinte është i shtetasit Bujar Cela si dhe një magazinë tjetër me profile alumini të cilën e ka shtetasi Bujar Lila. Ka rreth një muaj që në këtë magazinë po kryen punime te magazina e Bujar Cela dhe ditën e sotme rreth orës 15:40 ka qënë në zyrën e vet ku dëgjoi shpërthimin nga magazina e shtetasit Bujar Cela ku po kryeshin punime. Ai ka shkuar aty pranë dhe ka parë dy persona njëri ishte në makinën vinxh në anën e pasagjerit i cili ishte i gjegur dhe pa roba në trup dhe një person tjetër i gjymtuar në tokë dhe nuk reagonte. Ai ka njoftuar urgjencën e spitalit nga të dëmtuarit ka parë Lunedi Golemi dhe Bujar Cela.
Është pyetur shtetasi Shaqir Kasapi shpjegon se ka marrë me qera një magazinë të shtetasit Bujar Cela te plasmasi ku prodhon xhama, profile alumini, dyer,dritare etj. Rreth orës 15:30 ai ka dëgjuar një shpërthim të fortë në drejtim e magazinës që ka marrë në qera, kur ka shkuar aty ka parë ambulancën, policinë dhe shtetasit Bujar Cela dhe Saimir Koreshi të dëmtuar, po kështu dhe djalin e Roland Hoxha në Ambulancë.Ai ka marrë dijeni se shtetasi Roland Hoxha dhe i biri punonin te magazina ku ndodhi shpërthimi duke prerë hekura me oksigjanë, duke mbajtur të varura dy bombula në pjesën e vinxhit të kamioncinës së tij. Ata kanë ardhur rreth orës 13 dhe deri rreth orës 15:10 kanë qënë aty në kohën që unë jam larguar.
Është pyetur shtetasi Leonard Gjini shpjegon se ka një biznes aktivitet ndërtimi dhe zbatim projektesh me konstruksion beton dhe hekur ne daten 27.11.2023 ka lidhur një kontratë sipërmarje me shtetasin Bujar Cela ndërtim magazine e cila ishte e pajisur me leje ndërtimi Nr200 dt 19.09.2023 Objekti kishte një vlerë prej 17963280 lek e cila më datë 10.02.2024 është konfirmuar për fillimin e punimeve. Ai sqaron se për ngjarjen e ndodhur aty nuk lidhje me punonjësit dhe nuk ka idenë se çfarë punimesh ishin duke u kryer në objektin në fjalë, nuk ka dërguar asnjë punonjës apo të ketë bërë asnjë nënkontraktë për të kryer punimë në këtë objekt. Pas daljes të lejes për fillimin e punimeve ai ka pritur momentin që do të ishte gati lirimi i objektit për fillimin e punimeve.
Është pyetur shtetasi Bujar Lila shpjegon se ka një filial tragti profile alumini në Patos dhe një në Lushnje në pronën e shtetasit Bujar Cela te plasmasi. Këtu në Lushnje më ka sjell miku im shtetasi Leonard Rrushi i cili ka mbyllur firmën e tij të alumionit dhe më ka thënë ta vazhdoj unë këtë aktivitet pasi ai kishte folur mr Bujar Celen duke rënë dakort që në momentin do bëhej kapanoni i ri do fillonte kontrata e qeramarrjes. Ai ka kishte ardhur para pesë gjashtë muaj dhe ishte duke kaluar te kapanonet e reja duke zhvendosur materialet pjesë pjesë. Në momentin e shpërthimit shtetasi Bujar Lila kishte qenë me kunatin e tij Aleksandër Toro duke prerë alumin me troko. Ai është shokuar nga shpërthimi por nuk ka pësuar dëmtime. Ai ka parë vincin duke punuar i cili hiqjte kapriatat e vjetra të kapanotit të vjetër dhe zëvendësoheshin nga të rejat. Kishte rreth një muaj që po u bënin punimet por nuk ka pasur dijeni cili po i kryente. Ai ka qënë në një distancë njëzet metro nga vëndi ku ka ndodhur shpërthimi./ZËRI