
LUSHNJE- Babë e bir, Roland dhe Elidion Hoxha humbën jetën nga shpërthimi i fuqishëm në biznesin e deputetit socialist Bujar Çela në Lushnje, teksa edhe ky i fundit mbeti i plagosur së bashku me 6 punëtorë të tjerë. Por fatkeqësisht nuk ishin të prekurit e vetëm. Shpërthimi shkaktoi një valë të fortë që theu xhamat e bizneseve dhe banesave që ndodheshin pranë “rrethrrotullimit të plastmasit”. Edhe pse nuk ka njerëz të lënduar, banorët e zonës kanë humbur investimet e një jete, pasi u janë dëmtuar banesat dhe bizneset. Një pjesë e mirë prej tyre janë marrë në pyetje nga ana e Prokurorisë së Fierit, e secili prej tyre ka treguar momentet e ferrit dhe dëmin material që kanë pësuar. Por të paktën, nuk ka asnjë të lënduar.
Më keq, të gjithë ngjarjen e ka përjetuar Gazmir Mara, i cili tregon se menjëherë sapo ka ndjerë shpërthimin ka nxituar për tek fëmijët për ta qetësuar, por kur është ngjitur në katin e dytë nga tymi i ka rënë të fikët. Aty e kanë marrë dhe e kanë dërguar në spital për ndihmë mjekësore.
PJESË NGA DOSJA- BANORËT E ZONËS:
Është pyetur shtetasi Elvin Bashaj, deklaroi se ka një biznes objekt tre katësh me elektrike dhe banesën e tij. Mga shpërthimi i ndodhur në dat 01.03.2024 i është dëmtuar një pjesë e biznesit fasada, elektroshtëpiaka, hifrosanitare dhe të tjer. Ai shpjegon se magazinat ku ndodhi shpërthimi janë në tokat e shtetasit Bujar Cela por kush i administron nuk ka dijeni.
Eshte bere kqyrja e baneses dy kateshe te shtetasit Genti Bali ne lagjen ’18-Tetori” ku vihet re dritarja e katit te pare material duralumini dy kanateshe e deformuar e spostuar dhe xhamat te thyer. Ne katin e dyte te baneses dera hyrese eshte e deformuar e hapur dhe nuk mbyllet ne ambientet e brendshme te baneses kati i dyte dritarja e dhomes se ndenjies me mungesen e xhamit. Ne sallon korniza e duraluminit mungon xhami ne teresine e tij. Nje tjeter dere kryesore ne katin e dyte eshte e deformuar dhe nuk mbyllet. Kqyrja vazhdon ne banesen e vellait te Gentit shtetasit Sotir Bali banese nje kateshe dera kryesore material duralumini nje kanateshe e deformuar xhamat te thyer dritarja ne faqen jugore gejndet e hapur dhe e deformuar. Eshte pyetur shtetasi Genti Bali i cili deklaron se ne date 01.03.2024 ka qene ne Greqi dhe e kane njoftuar se ne afersi te baneses se tij ka patur nje shperthim dhe ka demtime ne banesen e tij kur ka ardhur ne banese ka vene re se nga shperthimi i jane demtuar dy dritare dhe dy dyer.
Eshte pyetur shtetasi Elxhon Bali djali i Sotir Balit i cili deklaron se me date 01.03.2024 ka qene ne Greqi dhe e kane telefonuar se ka demtime ne banese dhe ai ka ardhur sebashku me xhaxhan e tij Gent Bali dhe kur ka ardhur ne banese ka vene re se ishte demtuar dera hyrese dhe nje dritare.
Eshte bere kqyrja e baneses te shtetasit Gazmir Mara banese dy kateshe dera kryesore e deformuar e hapur e dale nga korniza e vete, dritarja e dhomes se gjumit qe gjendet ne anen jugore e deformuar me xhama te thyer, vetrat dere dritare te dhomes ana veriore e deformuar dhe e dale nga korniza e vete. Dritarja e dhomes ne anen lindore e deformuar e dale nga korniza e vete. Ne katin e dyte dera kryesore e deformuar dhe e dale nga korniza e vete si dhe dritaret e ketij kati jane te dala nga korniza e vete nga jashte brenda. Eshte pyetur shtetasi Gazmir Mara i cili deklaron se me date 01.03.2024 rreth ores 16.00 sapo ka hyre ne banese ka degjuar nje shperthim te forte dhe ka mare femijet per ti qetesuar. Me pas ka vene re demtimin e dy dyerve kryesore te katit te pare dhe katit te dyte nje dritare është përmendur dhe ka parë tymë dhe mjegullë. Aty e ka marë shtetasi dhe e ka çuar në spital për ndihm mjeksore. Katin e pare eshte demtuar sebashku me xhamin dhe 4 dritare ne katin e pare dhe te dyte kishin dale nga korniza e tyre.
Eshte bere kqyrja e baneses te shtetasit Agim Belishaku banese dy kateshe nga kqyrja vihet re se dyert dhe dritaret jane te deformuara dhe dale nga korniza e vete, dera e sallonit ne katin e dyte eshte e deformuar e dale nga korniza e vete. Po keshtu dhe dera tjeter e katit te dyte e deformuar dhe xhamat e plasarritur . Nga kqyrja vihet re se dhe xhami i kordorit i thyer ne katin e pare deredritarja e sallonit eshte e deformuar dhe e dale nga korniza e vete. Eshte pyeur shtetasi Agim Belishkaku i cili deklaron se ka nje banese dy kateshe dhe me date 01.03.2024 ka qene ne veranden e katit te dyte dhe ka ndjere sheprthimin e forte dhe ka vene re dhe flaken e shperthimit. Nga shperthimi i jane demtuar dy dyert e katit te dyte dhe nje dere dritare ne katin e pare demtimet jane te natyres qe ato kane dale nga vendi i tyre.
Është bërë kqyrja e vendit të ngjarjes në subjektin e shtetasit Elvin Basha, ku tregëton paisje hidrosanitare dhe artikuj të tjerë të ndryshëm. Nga kqyrja e vëndit të ngjarjes kostatohet se është një banesë tre katëshë me vetrata xhami ku në faqen jugore, verjore dhe perëndimore vetrat e xhamit janë të thyera me forma të çrregullta me përmasa që varjojnë nga 1.5 m deri neë 2.5m, ku pranë vetratave në pjesën e jashtëme dhe të brëndëshme të objektit ka copa xhami të shumta. Kqyrja vazhdon në makazinën elektro-shtëpijake në anën jugore, ku në brëndësi të saj ka paisje elektro-shtëpijake, kondicjonera, televizor plazma, dhe paisje të ndryshme janë të rëna nga rafti i vetë dhe gjenden në dysheme, ku disa prej televizorëve kanë dëmtime me thyerje të çrrregullt, dhe struktura e objektit me sanduic ka dëmtime me rrudhje dhe me spostim nga vendi i vete. Kqyrja vazhdon në katin e dytë ku gjenden paisje hidrosanitare dhe abazhure te varur në lartësi të objektit, ku në faqen jugë-perëndimore gjenden xhama të thyera dhe copat e këtyre xhamave gjenden jashtë dhe brenda objektit me thyerje dhe me spostim të çrregullt, dhë në dysheme gjenden paisje hidrosanitare të dëmtuara të rrëzuara, si bide, lavaman, lavapjat, gabin dushi, pasqyra. Kqyrja vazhdon në anën verjore të këtij kati ku në dysheme gjenden të rrëzuara dhe të dëmtuara llamandar, dhe në faqen lindore të këtij kati gjenden paisje të ndryshme elektroshtëpijake të rrëzuara dhë në faqen perëndimore korniza e vetratës së xhamit që mbështet në kolon dhe në murë ka një spostim dhe plasaritje të çrregullt të murit dhë në faqen vertikale të këtij kati të gjithë xhamat janë të thyera dhe gjenden jashtë dhe brenda objektit, dhe në faqen perëndimore të këtij kati xhamat janë plotësisht të thyera, dhë në rafte gjenden paisje elektroshtëpijake dhe llamadar të rrëzuar nga rafti i vetë dhe janë në dysheme në mynyr të çrregulltë. Kqyrja vazhdon në katin e tretë të këtij objekti , ku në hyrje të banesës gjendet salloni, ku gjenden kendi, një tavolinë, telezizori, guzhina në faqen lindore dhe jugore, vetrata e xhamit janë të dëmtuara me thyerje dhe copat e xhamave gjenden të shumta në objekt dhe jashtë sajë, dhe në faqen jugë perëndimore vetratat e xhamit janë tërsisht të thyera , dhe sanduiçi në lartësin e tavanit ka rrudhosje dhe deformim të çrregulltë.
Është bere kqyrja e baneses se shtetasit Viktor Belishaku qe ndodhet prane vendit te ngjarjes, lagja “18 Tetori”. Nga kqyrja e kesaj banese eshte kostatuar se banesa ishte dy kateshe qe ishte me ambejte te banimi te mobilura. Nga kjo kqyrje eshte kostatuar se ishin thyer tre xhamat e dritarve te katit te pare , dy xhamat e derse hyrse qe janë matriale duaralumin, si dhe vetrata prej xhami e katit te dyte. Eshte marre deklarimi bashkeshortese Shpresa Belishaku
Është bere kqyrja e baneses se shtetasit Andi Zhuri qe ndodhet prane vendit te ngjarjes ne lagjen “Karbunar e Madhe”. Nga kqyrja e kesaj banese eshte kostatuar se banesa ishte dy kateshe qe ishte ambjete te banimi te mobilura Nga kjo kqyrje eshte kostatuar . Kane dëmtime nje ditarë, matriale duaralumini, si qepena, kasa dhe thyrje te xhamit dhe devijimi te kasave te katër dyrve nga pozicioni ekzistuese. Eshte marre deklarimi bashkeshortese Rrape Zhuri
Është bere kqyrja e baneses se shtetasit Ilir Zhuri qe ndodhet prane vendit te ngjarjes ne lagjen“Karbunar e Madhe”. Nga kqyrja e kesaj banese eshte kostatuar se banesa ishte dy kateshe qe ishte ambjete te banimi te mobilura Nga kjo kqyrje eshte kostatuar . Kane dëmtime tek kasat duke lëvizur nga pozicjoni ekzistuese te pese dyere matriale derrase. Eshte marre deklarimi kunates se tij Rrape Zhuri.
Është bere kqyrja e baneses se shtetases Shpresa Ibraliu qe e ka aty prane. Nga kqyrja e kesaj banese eshte kostatuar se. Banesa ishte dy kateshe qe ishte ambejte te banimi te mobilura. Aktualishte tek banesa nuk kishte persona pasi jane ne emigracion ne Itali, Nga kjo kqyrje eshte kostatuar se ishin thyer tre xhamat e dritarve se bashku me kasat e tyre te katit te pare. Deklarimi i eshte marre nipit te saje Gentian Kadiu.
Eshte pyetur shtetasi Shahin Ismail Zeneli dhe eshte bere kqyrja e baneses se ketij shtetasi ku rezultoi te jete demtuar nje dritare me dy kanate me materjal duralumini e demtuar dhe me xhama te thyer.
Eshte pyetur shtetasi Kasem Janis Kamenica , eshte bere kqyrja e baneses se ketij shtetasi ku rezultoi te jete demtuar nje dere me materjal duralumini me nje kanat e cila eshte e deformuar dhe nje dere me dy kanate me materjal duralumini e demtuar dhe me xhama te thyer.
Eshte pyetur shtetasi Kujtim Xhevahir Pelivani eshte bere kqyrja e baneses se ketij shtetasi ku rezultoi te jete demtuar nje dere me materjal duralumini me dy kanat e demtuar e gjitha, dy dritare me dy kanate me materjal duralumini te demtuara dhe me xhamate thyer.
Eshte pyetur shtetasi Afrim Xhemil Saraçi eshte bere kqyrja e baneses se ketij shtetasi ku rezultoi te jete demtuar nje dere me materjal duralumini me nje kanat e demtuar e gjitha, dy dritare me dy kanate me materjal duralumini te demtuara dhe me xhamate thyer, nje dritare e vogel me nje kanat me materjal duralumini me xhama te thyer, plasaritje te tavanit me materjal gipsi dhe çatia me tjegulla te thyera dhe dallohen hapesira ne te gjithe hapsiren e saj.
Eshte pyetur shtetasi Xhemal Ibrahim Saraçi, eshte bere kqyrja e baneses se ketij shtetasi ku rezultoi te jete demtuar ku jane demtuar dy dritare me materjal duralumini me dy kanata me deformim dhe thyerje xhamash, nje dere me materjal duralumini me nje kanat e cila e dale nga menteshat dhe nje dere e brendeshme me materjal duralumini e cila e demtuar dhe e deformuar.
Eshte pyetur shtetasi Adrigen Mehmet Mullaj dhe eshte bere kqyrja e baneses se ketij shtetasi ku rezultoi te jete demtuar ku eshte demtuar, nje dere me materjal duralumini me nje kanat e cila eshte e deformuar dhe nje dere me dy kanate me materjal duralumini e demtuar dhe me xhama te thyer./ZËRI