
LUSHNJË- Ervis Sharka, punonjës në biznesin ngjitur me kompaninë ku ndodhi shpërthimi ka treguar momentin kur ka ndodhur tragjedia, ku humbën jetën dy persona. Ai ka deklaruar se një zhurmë shumë e fuqishme është dëgjuar, ndërsa nuk i Kujtohet më pas se si ka dalë nga fugoni ku ndodhej.
"Ështe pyetur shtetasi Ervis Sharka i cili deklaron se është i punësuar si shofer fugoni tek shtetasi Saimir Korreshi dhe me datë 01.03.2024 ai ka qene tek sheshi para magazines dhe ka qene brenda ne fugonin e ndaluar dhe nga brenda fugonit ka ndjere nje zhurme shperthimi dhe vuri re flaken e shperthimit menjehere ai ka dale jashte fugonit dhe nuk i kujtohet nese ka dale vete nga makina apo e kane nxjere te tjeret me pas ai ka ardhur vete ne spital dhe ka nje demtim me gervishtje ne kemben e majte dhe ka probleme me degjimin. Eshte bere vendimi i ekspertimit mjeko ligjor per shtetasin Ervis Sharka,"-thuhet në dosje.