Aktualitet

Shpërthimi në Lushnjë, del nga spitali njëri nga të plagosurit

Një 17 vjeçar është larguar drejt banesës së tij gjatë orëve të natës pasi mori mjekimin e nevojshëm.

f.t
Shpërthimi në Lushnjë, del nga spitali njëri nga të
Pamje nga vendngjarja

LUSHNJË-Një ditë pas tragjedisë në kantierin e ndërtimit të magazinave në Lushnje, të plagosurit po lënë spitalin.

Burime nga spitali i Lushnjes bëjnë të ditur se një 17-vjeçar është larguar drejt banesës së tij gjatë orëve të natës pasi mori mjekimin e nevojshëm nga dëmtimet që i kishte shkaktuar shpërthimi. Ai kishte marrë lëndime sipërfaqësore ndaj mjekët e panë të arsyeshme që të largohej në shtëpi.

Ngjarja e rëndë la pas një bilanc tragjik, ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet se shkak është bërë kontakti që vinçi, në të cilën ndodheshin Roland dhe Elidon Hoxha ka prekur me telat e tensionit të lartë, të cilët kanë bërë shkëndijë elektrike me bombolat e oksigjenit që ndodheshin në kavon e vinçit duke shkaktuar dhe shpërthimin. Po ashtu shtatë persona u plagosën, dy prej të cilëve u transportuan në spitalin e Traumës. I plagosur nga shpërthimi mbeti dhe deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela, i cili iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe këtë mëngjes raportohet se ndodhet në gjendje të stabilizuar, jashtë rrezikut për jetën. Dhe të plagosurit e tjerë fatmirësisht e kanë kaluar rrezikun për jetën./ZËRI

Poll

MOS HUMB