Aktualitet

Shpërthimi me dy viktima në Lushnjë, Inspektorati Shtetëror dhe prokurorja e Fierit në vendngjarje

E.K
Shpërthimi me dy viktima në Lushnjë, Inspektorati Shtetëror
Pamje nga vendi i ngjarjes

LUSHNJË- Rinisin hetimet këtë të shtunë në vendin e ngjarjes ku një ditë më parë u regjistrua shpërthimi i fuqishëm, që la pas një bilanc tragjik me dy viktima dhe shtatë të plagosur. Raportohet se mëngjesin e sotëm kanë shkuar në vendin e ngjarjes inspektorë nga Inspektorati Shtetëror i Punës, prokurorja e Fierit dhe inxhinierë të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Po ashtu, grupi i posaçëm hetimor, i ngritur për zbardhjen e ngjarjes është rikthyer në kapanonin në ndërtim, i cili tashmë është tërësisht i shkatërruar. 

Ngjarja e rëndë la pas një bilanc tragjik, ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet se shkak është bërë kontakti që vinçi, në të cilën ndodheshin Roland dhe Elidon Hoxha ka prekur me telat e tensionit të lartë, të cilët kanë bërë shkëndijë elektrike me bombolat e oksigjenit që ndodheshin në kavon e vinçit duke shkaktuar dhe shpërthimin. Po ashtu shtatë persona u plagosën, dy prej të cilëve u transportuan në spitalin e Traumës. I plagosur nga shpërthimi mbeti dhe deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela, i cili iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe këtë mëngjes raportohet se ndodhet në gjendje të stabilizuar, jashtë rrezikut për jetën. Dhe të plagosurit e tjerë fatmirësisht e kanë kaluar rrezikun për jetën./ZËRI

Poll

MOS HUMB