Aktualitet

PAMJET/ Shpërthimi krijoi një gropë të madhe, babë e bir u karbonizuan nga telat e korentit

Vinçi është shkatërruar ndërsa brenda kabinës duken telat e korentit, të cilët kanë qenë dhe fatal për babë e bir, të cilët nuk mbijetuan dot.

E.K
PAMJET/ Shpërthimi krijoi një gropë të madhe, babë e
Pamje nga Lushnja

LUSHNJË- Pamjet që po shihni tregojnë vinçin, në të cilin ndodheshin babë e bir, Roland dhe Elidon Hoxha, të cilët humbën jetën pas shpërthimit të fuqishëm në kaponin në Lushnjë. Siç mund të shihet, bombola e oksigjenit, e cila ka shpërthyer pasi kavo ka rënë në kontakt me telat e tensionit të lartë ka krijuar një gropë të madhe në tokë nga forca e shpërthimit, ndërsa bombola tjetër ndodhet ende në kavo. Vinçi është shkatërruar ndërsa brenda kabinës duken telat e korentit, të cilët kanë qenë dhe fatal për babë e bir, të cilët nuk mbijetuan dot. 

Ngjarja e rëndë la pas një bilanc tragjik, ndërsa nga hetimet paraprake dyshohet se shkak është bërë kontakti që vinçi, në të cilën ndodheshin Roland dhe Elidon Hoxha ka prekur me telat e tensionit të lartë, të cilët kanë bërë shkëndijë elektrike me bombolat e oksigjenit që ndodheshin në kavon e vinçit duke shkaktuar dhe shpërthimin. Po ashtu shtatë persona u plagosën, dy prej të cilëve u transportuan në spitalin e Traumës. I plagosur nga shpërthimi mbeti dhe deputeti i Partisë Socialiste Bujar Çela, i cili iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe këtë mëngjes raportohet se ndodhet në gjendje të stabilizuar, jashtë rrezikut për jetën. Dhe të plagosurit e tjerë fatmirësisht e kanë kaluar rrezikun për jetën./ZËRI

Poll

MOS HUMB