Aktualitet

Shpërthimi me eksploziv në Athinë/ Pranga 4 shqiptarëve, pjesë e grupeve kriminale (EMRAT)

Dy personat e tjerë thuhet se janë të lidhur me sulmin me bombë në një bodrum vere në pronësi të një pronari të njohur klubi nate, i cili është vënë sërish në shënjestër të sulmuesve.

f.t
Shpërthimi me eksploziv në Athinë/ Pranga 4 shqiptarëve,
pamje nga shpërthimi

GREQI- Policia greke ka arritur të zbardhë dy raste të vendosjes së eksplozivit në Athinë dhe ka identifikuar autorët, të cilët dyshohet se janë pjesë e grupeve kriminale. Njëri shpërthim ndodhi më 8 mars në një pikë karburanti në Pire dhe tjetri në një bodrum në Kallithea më 12 mars.

Dy personat e parë kanë lidhje me atentatin në pikën e karburantit ku autorët kishin vendosur në një stilolaps anësor një eksploziv të fuqisë së lartë, duke shkaktuar shkatërrim të gjerë, shkruajnë mediat greke. Për ngjarjen policia identifikoi dhe arrestoi shtetasin Geni Çato, 37 vjeç nga Përmeti dhe shtetasin tjetër shqiptar, i cili përdor emrat Evis, Ervis, Kostas, Kostantinos, Kristo dhe Ilia dhe mbiemrat Shyti, Rushiti, Boukouvalas, Prifi dhe Dhima dhe vitlindjet 1984 dhe 1987.

Dy personat e tjerë thuhet se janë të lidhur me sulmin me bombë në një bodrum vere në pronësi të një pronari të njohur klubi nate, i cili është vënë sërish në shënjestër të sulmuesve. Për ngjarjen janë arrestuar Kristo Xhixho, 35 vjeç nga Durrësi dhe greku Antonis Karapasias, 39 vjeç. Sipas burimeve, Xhixho ka qenë personi që ka marrë me qira automjetin që është përdorur ditën e ngjarjes ndërsa Karapasias ka vendosur eksplozivin. Durrsaku, sipas informacioneve, është ‘bodyguard’ në grupin e mafiozit grek Mouskouris.

Gjatë operacionit ka rënë në pranga edhe shtetasi shqiptar Aristotel Stefanidhi, 23 vjeç nga Këlcyra. Ai dyshohet se ka marrë me automjet nga banesa Kristo Xhixhon dhe gjatë kësaj kohe ka qenë i armatosur me pistoletë. Stefanidhi njihet si shoqërues i Xhixhos gjatë lëvizjeve të tij dhe punon gjithashtu si ‘bodyguard’ në lokale nate. Katër personat ranë në prangat e policisë pas një vëzhgimi disaditor nga efektivët e Departamentit të Zhvatjes së Sigurimit të Atikës, të cilët vëzhgonin si lëvizjet, ashtu edhe bisedat e tyre telefonike.
/ZËRI

Poll

MOS HUMB