KAMËZ-Një shpërthim me lëndë plasëse është regjistruar në Bathore. Konkretisht lëna eksploziv ka shpërthyer në orët e para të mëngjesit në derën e një banese në Mjull-Bathore. Si pasojë e shpërthimit janë shkaktuar vetëm dëme materiale, ndërsa nuk raportohet për persona të lënduar. Grupi hetimor po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Njoftimi i Policisë:
Rreth orës 04:45, në rrugën “Haki Husha”, Mjull-Bathore, dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lënde plasëse në portën e jashtme të banesës së shtetasit D. S., duke shkaktuar vetëm dëme materiale. Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin dhe kapjen e autorit.