Aktualitet

Qëllohet me pistoletë me zara metalikë dera e Kryeministrisë

Policia e Shtetit pritet të dalë me një njoftim zyrtar për të sqaruar detajet e incidentit dhe rezultatet paraprake të hetimeve.

F.I
Qëllohet me pistoletë me zara metalikë dera e Kryeministrisë
PAMJE NGA VENDNGJARJA

TIRANË-Një incident është regjistruar mbrëmjen e djeshme (14 qershor) pranë godinës së Kryeministrisë në Tiranë, ku dera e institucionit dyshohet se është goditur me një pistoletë që lëshon zara metalikë. Në pamjet e ndara nga JOQ, shihen gjurmët e zarave metalikë në xhamin e derës së institucionit.

Ekspertët e policisë kanë nisur veprimet hetimore për të dokumentuar ngjarjen dhe për të përcaktuar rrethanat në të cilat ka ndodhur incidenti. Ende nuk dihet se kush qëndron pas goditjes së derës së Kryeministrisë, ndërsa nuk ka asnjë informacion zyrtar që ta lidhë ngjarjen me protestën qytetare që po zhvillohet prej 14 ditësh në Tiranë.

Hetuesit po kryejnë këqyrjen e zonës dhe po mbledhin prova që mund të ndihmojnë në identifikimin e autorit apo autorëve të mundshëm. Policia e Shtetit pritet të dalë me një njoftim zyrtar për të sqaruar detajet e incidentit dhe rezultatet paraprake të hetimeve.

Poll

MOS HUMB