Aktualitet

Lushnja nuk gjen qetësi/ Shpërthim me lëndë plasëse në një banesë

Nga shpërthimi, ka vetëm dëme materiale.

f.t
Lushnja nuk gjen qetësi/ Shpërthim me lëndë plasëse
FOTO ILUSTRUESE

LUSHNJË-Një shpërthim është dëgjuar mbrëmjen e sotme në qytetin e Lushnjes. Ngjarja raportohet në lagjen Kadri Qystri, në oborrin e banesës së shtetasit me iniciale A.P. Sipas informacioneve paraprake, lënda plasëse dyshohet se është tritol. Nga shpërthimi, ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Rasti vjen pak ditë nga shpërthimi i ndodhur në Lushnjë, që i mori jetën babë e bir, Roland dhe Elidion Hoxhës, i cili ende vijon të mbetet mister. Shpërthimi la të plagosur edhe 7 persona të tjerë, përfshirë edhe deputetin socialist, Bujar Çela./ZËRI

Poll

MOS HUMB