Aktualitet

"Shpejt, shpejt ambulancën"/ Polici hero shpëton 4 të aksidentuarit! I nxjerr nga makina që po shpërthente

Polici ishte rastësisht pranë vendit të ngjarjes, ku bëri të mundur dhe shpëtimin e 4 personave të përfshrirë në aksident.

l.k
"Shpejt, shpejt ambulancën"/ Polici hero shpëton 4 të
foto nga ngajrja

FIER- Një akt human ka ndodhur ditën e djeshme në Fier në vendin e quajtur “Qafa e Koshovicës”, ku 26-vjeçari Klajdi Mustaj shpëtoi nga një aksident 4 të rinj.

Klajdi Mustaj është prej 18 muajsh pjesë e Policisë së Fierit dhe vetëm 2 muaj më parë angazhohet në shërbimin e qarkullimit rrugor.

Mesohet se automjeti kishte humbur kontrollin dhe kishte mbetur i bllokuar në anë të rrugës, me katër presona të plagosur të cilët kishim mbetur brenda automjetit të përmbysur. Polici ishte rastësisht pranë vendit të ngjarjes, ku bëri të mundur dhe shpëtimin e 4 të rinjëve të përfshrirë në aksident, duke i larguar në krahë në një zonë të sigurtë, pak metra më larg nga vendi i ngjarjes. Aksidenti ndodhi mbrëmjen e djeshme rreth orës 20:00.

Gjatë ndërhyrjes, Klajd Mustaj pësoi lëndime në këmbë, por nuk u ndal deri sa të gjithë shpëtuan nga rreziku. Gjatë vidoes, dëgjohet se ai kërkon që të pranishmit e tjerë të merrnin ambulancën, duke bërë të mundur që të rinjtë të merrnin sa më parë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Ky gjest i guximshëm është një shembull frymëzimi për të gjithë ata të rinj që sot janë pjesë e Policisë së Shtetit dhe që duan të shërbejnë në ruajtjen dhe sigurinë e qytetarëve në vend.

Pas ngjarjes ka ardhur dhe reagimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ilir Proda, i cili vlerëson aktin e guximshëm të policit 28-vjeçar./ ZËRI/

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by ZËRI (@zeri.albania)

Poll

MOS HUMB