Aktualitet

'Kujdes se na shtype'/ Sherr me thika mes dy të rinjve në Fier

I gjithë konflikti mes tyre ka ndodhur në lagjen “11 Janari” për motive banale.

k.m.
'Kujdes se na shtype'/ Sherr me thika mes dy të rinjve në
Pamje nga vendi i ngjarjes

FIER- Dy persona kanë përfunduar në spital me plagë thikë. Ngjarja ka ndodhur në Fieri, ku Albion Majaci dhe Loni Seitaj, kanë përfunduar në spital të dëmtuar më thikë. Policia thotë se ata janë paraqitur vetë në spital për ndihmë mjekësore, të cilët u plagosën me thikë pas një konflikti që kanë pasur me njëri-tjetrin.

I gjithë konflikti mes tyre ka ndodhur në lagjen “11 Janari” për motive banale.

“Avash se na shtype me makinë,"- kaq ka mjaftuar për të nisur një konflikt që mund t'u rrezikonte jetën të dyve. Sipas Policisë së Shtetit, Loni Seitaj ka qenë duke ecur tek vijat e bardha së bashku me të vëllanë, ndërsa Majaci po kalonte me makinë. Por një batutë e thënë degradoi në përplasje verbale dhe më pas në përdorimin e thikave. Seitaj është goditur në dorë, ndërsa Majaci në bark. 

NJOFTIMI I POLICISË:

Fier/Zbardhet dinamika e ngjarjes së mbrëmshme në Fier, ku u dëmtuan me mjet prerës 2 shtetas. Tentoi të vriste me thikë një shtetas, për motive të dobëta, vihet në pranga autori. Në konflikt e sipër, është dëmtuar me mjet prerës edhe vëllai i shtetasit të arrestuar. Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, menjëherë pas marrjes së njoftimit se në spitalin e Fierit kanë shkuar për të marrë mjekim 2 shtetas të dëmtuar me mjet prerës, kanë organizuar punën për nxjerrjen e autorëve përpara përgjegjësisë penale dhe për sqarimin e rrethanave të rastit.

Si rezultat i veprimeve të shpejta dhe profesionale hetimore u zbardh dinamika e rastit, si dhe u kap dhe u vu në pranga 40-vjeçari.

Nga këto veprime dyshohet se në një rrugë të lagjes "11 Janari", Fier, shtetasi A. M., 28 vjeç, banues në Fier, është konfliktuar për motive të dobëta, me shtetasit E. H., 40 vjeç dhe T. S., 38 vjeç banues në Kraps (vëllezër). Gjatë konfliktit, 40-vjeçari ka goditur me mjet prerës shtetasin A. M., si dhe është dëmtuar në dorë në konflikt e sipër, vëllai i 40-vjeçarit, shtetasi T. S.. Në përfundim të veprimeve hetimore, u arrestua në flagrancë shtetasi E. H., 40 vjeç, banues në fshatin Kraps, për veprën penale "Vrasja me dashje" e mbetur në tentativë. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Fierit, për veprime të mëtejshme./ZËRI

Poll

MOS HUMB