Aktualitet

Po ruante misrin nga derrat e egër! Vrau aksidentalisht bashkëfshatarin, arrestohet 53-vjeçari në Berat

Të dy kishin dalë për të ruajtur tokat e mbjella me misër, nga kafshët e egra, kryesisht derrat.

k.m.
Po ruante misrin nga derrat e egër! Vrau aksidentalisht
Foto ilustruese

BERAT- Dy fqinjët kishin dalë mbrëmë për të ruajtur arën e tyre nga derrat e egër, por ky "aksion" i kushtoi jetë njërit prej tyre. Adriatik Toska, një 57-vjeçar nga fshati Bogdan i Beratit, ka mbetur i vdekur mbrëmjen e djeshme pasi është qëlluar aksidentalisht me armë zjarri nga bashkëfshatari i tij, Dhimitër Kuqi.

Të dy kishin dalë për të ruajtur tokat e mbjella me misër, nga kafshët e egra, kryesisht derrat. Gjatë mbrëmjes, Dhimitër Kuqi ka ndjerë lëvizjet mes të mbjellave dhe ka menduar se derrat e egër ishin futur në arën e tij dhe menjëherë ka shtënë me armën e gjahut që mbante. Por i plagosur ka mbetur 57-vjeçari Toska. Edhe pse u dërgua në spital me shenja jetë, sërish nuk ia doli që të mbijetonte. Tashmë sot, 53-vjeçari është vendosur në pranga dhe akuzohet për "vrasje nga pakujdesia".

NJOFTIMI I POLICISË:

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë mbrëmjen e djeshme për ngjarjen e ndodhur në fshatin Bogdan, ku shtetasi Dh. K., dyshohet se ka qëlluar me armë gjahu me qëllim për të vrarë një kafshë të egër dhe nga pakujdesia plagosi shtetasin A. T., i cili më pas ndërroj jetë, ju informojmë se: Në përfundim të veprimeve të para hetimore specialistët për Hetimin e Krimeve Kundër Personit në DVP Berat arrestuan në flagrancë shtetasin Dh. K. alias A. T., 53 vjeç, banues në fshatin Bogdan, për veprën penale “Vrasje nga pakujdesia ”./ZËRI

Poll

MOS HUMB