Aktualitet

'Shko ulu andej!'/ Spartak Braho dhe Namik Dokle lënë në këmbë Luftar Pajën

Luftar Paja hasi një moment të sikletshëm kur po tentonte që të akomodohej në një karrige të sallës.

k.m.
'Shko ulu andej!'/ Spartak Braho dhe Namik Dokle lënë
Luftar Paja, Namik Dokle dhe Spartak Braho

TIRANË- 100 vjet më parë lindi kolosi i skenës e ekranit shqiptar, Kadri Roshi, “Artist i Popullit” dhe “Nderi i Kombit”. Në nder të tij, i biri Kliti Roshi mblodh mik dhe dashamirë të të atit për ta kujtuar edhe njëherë figurën e tij në një datë të veçantë. Mes të ftuarve nuk kishte si të mungonte edhe miku i ngushtë i aktorit, kolegu u tij, Luftar Paja. Por ky i fundit hasi një moment të sikletshëm kur po tentonte që të akomodohej në një karrige të sallës.

Aktorit iu pre rruga nga dy ish-deputetët socialiste Namik Dokle dhe Spartak Braho. Në pamjet e siguruara nga ZËRI, aktori bën me shenjë që të kalojë, por as Dokle dhe as Braho nuk lëvizin. Madje Braho me shumë mundësi i bën edhe ndonjë koment të tipit: Shko ulu andej!

Luftar Paja mbeti në këmbë, derisa dikush u ofrua që ta ndihmonte.../ZËRI

Poll

MOS HUMB