VALBONË- Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit (IKMT) ka vendosur një gjobë prej 2 milionë lekësh ndaj subjektit Sh. Mulosmani, pasi u konstatua se po kryente shfrytëzim të materialeve inerte në shtratin e lumit të Valbonës në kundërshtim me legjislacionin në fuqi.
Sipas njoftimit zyrtar, ndërhyrja e IKMT-së erdhi pas verifikimit në terren të denoncimeve për aktivitet të paligjshëm në zonë. Gjatë kontrollit, inspektorët konstatuan se subjekti po nxirrte materiale inerte nga shtrati i lumit pa respektuar përcaktimet ligjore.
Përveç masës administrative me gjobë, IKMT ka urdhëruar edhe pezullimin e aktivitetit të subjektit.
Deklarata e IKMT
Ndërhyrje të paligjshme në shtratin e Lumit të Valbonës, IKMT gjobit dhe pezullon subjektin.
Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit verifikoi në terren denoncimet mbi kryerjen e aktivitetit të paligjshëm në shtratin e lumit të Valbonës.
Gjatë inspektimit të kryer u konstatua se subjekti Sh.Mulosmani po kryente shfrytëzim të materialeve inerte nga shtrati i lumit në kundërshtim me përcaktimet ligjore.
Për shkak të shkeljeve të konstatuara, IKMT mori masë administrative me gjobë në vlerën 2,000,000 lekë dhe pezullim të aktivitetit deri në pajisjen me lejen përkatëse sipas legjislacionit në fuqi.
Subjekti u ngarkua me detyrimin për të korrigjuar shkeljet e konstatuara dhe eleminimin e pasojave të tyre.