Aktualitet

Shfrytëzonin të rejat për prostitucion në “Escort Tirana”, kush janë dy tutoret që drejtonin grupin

Rusja dhe ukrainasja në krye të grupit të ekskortave, shfrytëzonin 11 vajza për prostitucion

E.K
Shfrytëzonin të rejat për prostitucion në “Escort
dy vajzat

TIRANË- Kanë dalë fotot e dy vajzave të huaja, që u vunë në pranga nga policia në kryeqytet, pasi dyshohet se ishin në krye të një rrjeti prostitucioni në Tiranë, dhe shfrytëzonin 11 shtetase të tjera.

Anna Tkachenko, 27-vjeçare nga Ukraina dhe Elena Maslova, 37-vjeçare nga Rusia, të dyja banuese në Tiranë, akuzohen për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostiucionit” dhe “Mbajtja e ambienteve për prostitucion”.

Ato u arrestuan në flagrancë, teksa ishin duke marrë një shumë parash, nga vajzat që i shfrytëzonin, përmes faqes online “Escort Tirana”. Një prej vajzave, që ishte pjesë e shfrytëzimit, dyshohet se ka bashkëpunuar me policinë, për arrestimin në flagrancë të dy tutoreve.

“Gjatë verifikimeve të kryera ka rezultuar se këto shtetase mblidhnin shumat e parave të përfituara nga shtetaset e huaja që dyshohet se i shfrytëzonin për prostitucion, të cilat reklamoheshin në faqen “Escort Tirana”, dhe më pas këto shuma parash ia transferonin organizatorëve të kësaj faqeje, shtetas ende të paidentifikuar.

Në vijim të veprimeve nisi procedimi penal për 11 shtetase të huaja, për ushtrim prostitucioni.

Më parë, gjatë hetimeve të kryera në kuadër të këtij procedimi penal, është finalizuar operacioni policor i koduar “Foreing””, njoftoi policia. /ZËRI 

Poll

MOS HUMB